Sokollu Mehmed Pasha
Sokollu Mehmed Pasha(osmanisht: صوقوللى محمد پاشا, serbisht: Мехмед-паша Соколовић, romanizuar: Mehmed-paša Sokolović; 1505 – 11 tetor 1579), ose shkurt Sokollu, ishte një nëpunës shtetëror osman me prejardhje serbe, i konsideruar si një nga figurat më të rëndësishme të Perandorisë Osmane.
Sokollu Mehmed Pasha | |
|---|---|
| Veziri i 34-të i Perandorisë Osmane | |
| Në detyrë 28 qershor 1565 – 11 tetor 1579 | |
| Monarku | Sulejman I Murad III |
| Paraprirë nga | Semiz Ali Pasha |
| Pasuar nga | Semiz Ahmed Pasha |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | rr. 1505 Sokoloviçi, Vishegradi, Bosna Hersek, Perandoria Osmane |
| Vdiq më | 11 tetor 1579 (74 vjet) Kostandinopojë, Perandoria Osmane (tani Stamboll, Turqi) |
| Vendi i prehjes | Varrezat Ejupsulltan - Tyrbeja Sokollu Mehmed Pashës |
| Bashkëshortja/et | Esmehan Sultan |
| Fëmijët | Kurd Bej Hasan Pasha Ibrahim Han |
Sokollu Mehmed Pasha lindi në një familje të krishterë ortodokse në Sanxhakun e Hercegovinës, që i përkiste Perandorisë Osmane. Që në fëmijëri u mor në Jeniçeri përmes sistemit devshirme, i njohur si “taksë gjaku”, dhe hyri në shërbim të shtetit. Duke u ngritur shpejt në administratën osmane, ai u bë komandant i rojeve perandorake, kapudan i detit (kaptan-ı derya), bejlerbej i Rumelisë, vezir i kubbealltës dhe, në fund, sadrazam nga viti 1565 deri në vitin 1579. Sadrazamllëku i tij zgjati gjithsej 14 vjet, 3 muaj e 17 ditë, gjatë të cilëve ai i shërbeu Sulejmanit të Madhërishëm (Kanuniut), Selimit II dhe Muratit III. Në vitin 1579 u vra në një atentat.[1]
Megjithëse ishte mysliman, Sokollu Mehmed Pasha nuk i harroi rrënjët e tij serbe ortodokse dhe familjen e tij. Ai e bindi Sulltanin që, si një “gjest pajtimi”, të rivendoste Patriarkanën Serbe të Pejës. Përveç kësaj, ai solli në poste të rëndësishme të Perandorisë Osmane edhe anëtarë të familjes së tij, si myslimanë ashtu edhe të krishterë. Midis tyre ishin Sokollu Mustafa Pasha, Makarije Sokolović, Gazi Ferhad Pasha, Sokolluzade Lala Mehmed Pasha dhe Lala Mustafa Pasha.[2]
Shiko edhe
Referime
- ↑ Ágoston, Gábor; Masters, Bruce Alan (2009). Encyclopedia of the Ottoman Empire (në anglisht). Infobase Publishing. ISBN 978-1-4381-1025-7.
- ↑ HAYIRLIDAĞ, Mustafa (2022-12-28). "İBN NEFİS'İN EL-MUCEZ ADLI ESERİNİN GENEL İNCELEMESİ". KÜLLİYAT Osmanlı Araştırmaları Dergisi. Aralık 2022 (18): 233–240. doi:10.51592/kulliyat.1153043. ISSN 2587-117X.
{{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)