Spartak Poçi

Spartak Poçi inxhinier shqiptar, ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë, dega Ndërtimore në Universitetin e Tiranës. Pas diplomimit ai punoi në projekte të mëdha ndërtimi, përfshirë udhëheqjen e punimeve për Kombinatin Metalurgjik në Elbasan (1971-1974) dhe më pas drejtoi ndërtimin e tre linjave hekurudhore në Shqipëri gjatë viteve 1974-1979. Gjatë viteve 1979-1993 ai ishte menaxher teknik i rrugëve kombëtare, duke qenë i përfshirë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore të vendit. Midis 1993 dhe 1996 ai udhëhoqi një firmë ndërtimi private, para se të zhvendosej drejt politikës aktive. Spartak Poçi, ishte Ministër i Brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës 27 tetor,1999 - 6 shtator, 2001.