Stereoskopia në Shqipëri
Stereoskopia në Shqipëri përshkruan historinë, zhvillimin dhe përdorimin e teknikave të imazheve stereoskopike në Shqipëri, përfshirë fotografi, filmime dhe ekspozita tre-dimensionale.
Stereoskopia është një teknikë për krijimin e iluzionit të thellësisë në një imazh duke përdorur perception binocular, ku dy imazhe të ndryshme paraqiten në sy të majtë dhe të djathtë të shikuesit. Kur truri i njeriut i kombinon këto imazhe, krijohet perceptimi i thellësisë tre-dimensionale, duke dhënë efektin 3D. Fjala stereoskopia rrjedh nga greqishtja stereos ‘i fortë’ dhe skopeō ‘të shikosh’ dhe një imazh stereoskopik quhet stereogram. Stereogrami është i përbërë nga imazhi i majtë që shikohet nga syri i majtë dhe imazhi i djathtë nga syrit të djathtë. Këto imazhe, truri i njeriut i percepton si një pamje e vetme 3D, duke i dhënë shikuesit perceptimin e thellësisë.
Stereoskopia filloi si një teknikë me fotografinë e me pas kaloi në kinematografi.
Historiku global i stereoskopisë
Stereoskopia u zhvillua në shekullin e 19-të si një teknikë për krijimin e iluzionit të thellësisë vizuale përmes shikimit binocular. Parimet e saj u formuluan nga shkencëtarë dhe shpikës, ndër të cilët Charles Wheatstone, i cili në vitin 1838 prezantoi stereoskopin, një pajisje që përdorte dy imazhe dy-dimensionale për të krijuar perceptimin tredimensional.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, stereoskopia u përhap gjerësisht në fotografi dhe argëtim vizual. Në shekullin e 20-të ajo u aplikua edhe në kinematografi, ndërsa në fund të këtij shekulli dhe fillim të shekullit të 21-të, me zhvillimin e teknologjisë digjitale, stereoskopia gjeti përdorim të zgjeruar në filma 3D, arsim, mjekësi dhe teknologji të realitetit virtual.
Ngjarjet më të rëndësishme dhe datat
Në vitin 1832 fiziktani anglez sir Charles Wheatstone (1802–1875) krijoi stereoscopin, të cilin e paraqiti në vitin 1838 i cili përdor dy imazhe dy dimensionale për të krijuar efektin 3 dimensional.[1]
Në vitin 1853 Josiah Latimer Clark (1822–1898) paraqiti systemin për të bërë fotografi stereo me kamera.[2]
Në vitin 1854 George Swann Nottage (1823–1885) themeloi në Londër Kompaninë e parë Stereoskopike.
1894 William Friese Greene aplikon për patentë për një proces shikimi 3D duke përdorur dy ekrane krah për krah.
1915 Regjisori Edwin S Porter, paraqet, një test të syzeve anaglife kuqe-jeshile me xhirime të bëra në Nju Jork.
1920 The Power of Love (një film tani i humbur), i kineastit Robert F Elder, është filmi i parë 3D i shfaqur në Los Anxhelos.[3]
Në 1922, duke përdorur dy projektorë të sinkronizuar me kufje stereo, Laurens Hammond dhe William Cassidy prezantojnë filmin, "The Man From MARS".[4]
Në vitin 1954 filmi "Dial M for Murder" i Alfred Hitchcock.
Në vitin 2003 u shfaq "Ghosts of the Abyss" i James Cameron, një dokumentar 3D i rrënojave të Titanikut, i cili hodhi themelet për teknologjinë që do t'i nevojitej më vonë për të bërë Avatar.
Në vitin 2004 u shfaq filmi i parë me resolution të lartë i Imax, "The Polar Express", pasuar nga "Avatar" etj.
Stereoskopia në Shqipëri
Shekulli i 20-të

Fotografitë e para stereoskopike të realizuara në territorin e Shqipërisë mendohet se datojnë rreth vitit 1910 dhe janë krijuar nga autorë anonimë, kryesisht të huaj. Disa prej këtyre imazheve mbajnë shënime të përgjithshme si “Albania 1910”, duke treguar interesin e hershëm për dokumentimin vizual tridimensional të vendit.
Sipas gazetës Tirana Times, fotografi Pjetër Marubi eksperimentoi me fotografinë stereoskopike, e cila më pas u zhvillua nga Kel Marubi, por kjo teknikë gjeti përdorim të kufizuar gjatë asaj periudhe. Dokumentimi historik për përdorimin e vazhdueshëm të stereoskopisë në Shqipëri gjatë shekullit të 20-të mbetet i fragmentuar.[5]
Zhvillimet bashkëkohore (shekulli 21)

Në vitin 2024 u botua albumi i parë me fotografi stereoskopike në Shqipëri, me titull Troje shqiptare në 3D, i realizuar nga Pjerin Logoreci. Albumi përfshin imazhe tridimensionale të peizazheve dhe hapësirave shqiptare.[6]
Në shtator 2024, në qytetin e Korçës u shfaq për herë të parë filmimi stereoskopik 3D Korça 3D, me pamje nga qyteti, si dhe video-poezia stereoskopike 3D Lejleku. Po gjatë këtij muaji, në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë u shfaqën veprat Shqipëria në 3D dhe Lejleku.[7]
Nga data 25 deri më 28 tetor 2024, në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Tiranë u organizua ekspozita e parë fotografike stereoskopike me titull Shqipëria në 3D, duke shënuar një nga prezantimet e para publike të kësaj teknike në hapësirat institucionale kulturore shqiptare.[8]
Referime
- ↑ "stereoscopy.com - The Library: Wheatstone Paper 1838". www.stereoscopy.com (në anglisht). Marrë më 2026-01-03.
- ↑ "What is stereoscopy?". Stereoscopy History (në anglishte britanike). Marrë më 2026-01-03.
- ↑ Patterson, John (2009-08-19). "A history of 3D cinema". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 2026-01-03.
- ↑ "Issue Archive". Bright Lights Film Journal (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-01-03.
- ↑ Times, Tirana (2019-04-22). "Albanian sword gifted to Khrushchev - Tirana Times" (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-01-03.
- ↑ "Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë". www.bksh.al. Marrë më 2026-01-03.
- ↑ p.gj (2024-11-11). "Pjerin Logoreci: Për sa kohë që nuk ka një sallë për shfaqje filmash 3D do të preferoja ekspozitën". Sot News | Lajme (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-01-03.
- ↑ "SHQIPËRIA NË 3D". Qendrën për Hapje dhe Dialog (Center For Openness And Dialogue).