Stine
Stine | |
|---|---|
| Lindi | Ernest Duka 29 janar 1981 (45 vjeç)[1] |
| Profesioni | Këngëtar, autor këngësh, producent muzikor |
| Vite aktiviteti | 1997–sot |
| Bashkëshorti/ja | Grazia |
| Karriera muzikore | |
| Zhanret | Pop; R&B |
| Labeli | Stine Records |
Ernest Duka (lindur më 29 janar 1981), i njohur profesionalisht si Stine, është këngëtar, tekstshkrues dhe producent muzikor shqiptar. Ai është aktiv në industrinë muzikore shqiptare që nga fundi i viteve 90'.
Jeta e hershme
Duka ka lindur në Dibër, Shqipëri. Që në fëmijëri tregoi interes për muzikën dhe kërcimin dhe ndoqi shkollë fillore muzike për piano deri në klasën e shtatë, përpara se të vazhdonte në një shkollë tjetër. Gjatë viteve të shkollës u mor gjithashtu me kërcim hip-hop.[1]
Në fund të viteve ’90 filloi të shkruante muzikë. Një nga krijimet e tij të para, e realizuar gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri, u interpretua në festivalin e shkollave të mesme “Rin-Fest”, i mbajtur te Piramida në Tiranë. Ai eksperimentonte me kompozim edhe në shtëpi, duke përdorur tastierë dhe pajisje të thjeshta regjistrimi.[1]
Duka kaloi një pjesë të adoleshencës në Gjermani, ku mësoi gjuhën dhe mori pjesë në aktivitete artistike, përfshirë konkurse vallëzimi, përpara se të rikthehej në Shqipëri.[1][2]
Karriera
Stine u shfaq për herë të parë në skenën muzikore shqiptare në vitin 1997 si pjesë e grupit ETB 57. Në vitin 1999 mori pjesë në festivalin Vera Fest, ku grupi fitoi çmimin e parë. Gjatë qëndrimit në Gjermani vazhdoi të merrej me muzikë dhe kërcim dhe ka deklaruar se është vlerësuar në konkurse lokale, eksperienca që ai i ka cilësuar të rëndësishme për formimin e tij artistik.[3]
Pas rikthimit në Shqipëri, Stine mori pjesë në edicionin e parë të festivalit televiziv Top Fest në vitin 2004, në bashkëpunim me ABI-N (Abigena Levanaj) me këngën “Lady Lady”, duke fituar çmimin e parë. Në prill 2006 mori pjesë në Top Fest 3 me këngën “Ishe Ti”, ku fitoi Çmimin e Internetit.[3][4][5]
Ai është themelues i studios muzikore Stine Records, me seli në Tiranë, ku prodhon materiale të tija muzikote dhe bashkëpunon me artistë të tjerë.[3]
Në dhjetor 2025, Stine iu bashkua si banor sezonit të pestë të spektaklit televiziv Big Brother VIP Albania, i transmetuar në Top Channel.[6]
Jeta personale
Stine jeton në Tiranë, ku operon edhe studion e tij Stine Records. Ai ka tre motra dhe një vëlla që jetojnë në Gjermani.[7] Ai është i martuar me këngëtaren Grazia, me të cilën ka një vajzë.[8]
Referime
- 1 2 3 4 5 "Stine Biography". Teksteshqip. Marrë më 7 janar 2026.
- ↑ "Cfarë do të bëhej Stine nëse nuk do të ishte këngëtar". Koha Jonë. 24 nëntor 2021. Marrë më 7 janar 2026.
- 1 2 3 "Intervistë me Stine (Nesti Duka)". Rruga e Arbërit. 5 shtator 2017. Marrë më 7 janar 2026.
- ↑ "Video: Fituesi i edicionit të parë të "Top Fest", Stine rikthehet në ekran". Ora News. 21 dhjetor 2025. Marrë më 7 janar 2026.
- ↑ "Stine". Top Awards. Top Channel. Marrë më 7 janar 2026.
- ↑ "Fituesi i edicionit të parë të "Top Fest", Stine rikthehet në Top Channel për t'u bërë pjesë e Big Brother VIP 5". Top Channel. 21 dhjetor 2025. Marrë më 7 janar 2026.
- ↑ "Stine dhe Alida flasin hapur: çfarë nuk pëlqejnë tek njëri-tjetri dhe çfarë ndodh në një sherr me Grazian". ABC News Albania. 11 janar 2025. Marrë më 7 janar 2026.
- ↑ ""E njoha kur isha 17 vjeçe" – Partnerja e Stines rrëfen për herë të parë historinë 13-vjeçare me këngëtarin". Panorama Plus. 21 nëntor 2021. Marrë më 7 janar 2026.