Strazimir Balsha

Strez ose Strazimir Balsha (fl. 1360 – 1368-1373) ishte një zot i Zetës, përkrah dy vëllezërve e Gjergj I dhe Balsha II, në vitet 1362-1372. Balshajt shtinë në dorë Zetën, nga 1362, gjatë rënies së Perandorisë Serbe. Strazimiri bëri betimet murgjërore dhe vdiq në 1373. Ai la tre djem, njëri prej të cilëve më vonë u bë i zot i Zetë (Gjergj Balsha II).

Jeta

Strazimiri ishte më i madhi[1] ndër djemtë e Balshës I (dy vëllezërit ishin Balsha II dhe Gjergji I), një fisnik i  vogël që zotëronte vetëm një fshat gjatë sundimit të Perandorit serb Stefanin Dushan të Fuqishmit (r. 1331-1355).[2] Disa vjet pas vdekjes së Perandorit, Balsha I dhe bijtë e tij arritën të zgjerojnë pushtetin vendor, duke filluar së pari nga marrja e tokave të mbajtura nga feudali Zharko (në jug të Liqenit të Shkodrës, më të Zeta e ulët). Më 1361, gjatë një konflikti midis Republikës së Raguzës dhe Vojislav Vojinoviq, ata mbështetën Ragusa.[3] Për këtë, ata u bënë qytetarë raguzanë në maj ose 3 korrik 1361.[4] Në 1362, tre vëllezërit e vranë[5] čelnikun Gjergj/Gjurash Ilijiq, dhe u zgjerua në drejtim të Zetës së Sipërme. I ati i tyre vdiq po atë vit. Vëllezërit trashëguan të atin duke qeverisur Zetën së bashku, edhe pse Gjergji I qe më i shquari.

Ata quheshin "oblastni gospodari" ("zotër feudalë") në dokumentet e Perandorit Urosh V i Dobëti (r. 1355-1371). Në 1368, pas sulmit që ndërmori Gjergji I ndaj Kotorrit, oborri serb e njohu si rebel. Vëllezërit u konvertuan nga Ortodoksia Serbe në Katolicizmin Romak më 1368/1369, në mënyrë që t'i jepnin rrugë ambicieve të tyre bregdetase.[6]

Strazimiri u martua së pari me Irene Duklina (e Progon Dukagjinit[7]), dhe së dyti me Milica Mrnjavčević, e bija e Mbretit serb Vukašin Mrnjavčević.[8] Ai pati tre djem me Milicën:

  • Gjergji II (1385-1403), i martuar Jelena Lazarević[9], sipas Gelçiqit e kishte patur me Irenën.[7]
  • Gojko (vdiq para 1372)
  • Ivanishi (vdiq para 1372)

Strazimiri u bë murg dhe u qeth tullac para vdekjes së tij, që me siguri dihej se ishte i vdekur vjeshtën e vitit 1373. Du Cange shkruan se vdiq në vitin 1368, Hopf më 1372 dhe Miljatoviq më 1372[7] (ose më 15 janar të vitit 1373),[10] dhe fuqia tani bashkëndahej mes Gjergjit I, Balshës II dhe të birit të Strazimirit, Gjergji II, ku secili kishte zotërimet e veta.

Referime

  1. Fine 1994, f. 386
  2. Fajfrić 2000, ch. 44, "Oblasni gospodari"
  3. Fine 1994, f. 361
  4. ES III 179
  5. Fine 1994, f. 359
  6. Fine 1994, f. 362
  7. 1 2 3 Gelchich, Giuseppe (2009) [1899]. Zeta dhe Dinastia e Balshajve. Përkthyer nga Laura Leka. Tiranë: 55. fq. 95. ISBN 9789994356539. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. Soulis 1984, f. 270
  9. Fine 1994, f. 389
  10. "fm.ac". Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2012. Marrë më 18 qershor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime

  • Fajfrić, Željko (2000) [1998], Sveta loza Stefana Nemanje, Belgrade: Tehnologije, izdavastvo, agencija Janus {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Fine, John Van Antwerp (1994). The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest. Michigan: The University of Michigan Press. ISBN 0-472-08260-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Soulis, George Christos (1984), The Serbs and Byzantium during the reign of Tsar Stephen Dušan (1331–1355) and his successors, Dumbarton Oaks, ISBN 0-88402-137-8 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Gopčević, Spiridon (1914). Geschichte von Montenegro und Albanien (në gjermanisht). Gotha: F.A. Perthes. OCLC 9968504. Marrë më 29 mars 2012.