Stupcat

Stupcat
Mediumi
  • Televizion
  • Internet
  • Skenë
KombësiaKosovë
Vitet aktive2002–aktualisht
GjiniaParodi
Veprat dhe rolet të njohura
  • Egjeli
  • Ditari i Stupcave
Anëtarët
Anëtarë të dikurshëm

Stupcat është një grup humoristik kosovar i njohur për satirë dhe parodi, që debutoi në 2002 në RTK dhe më vonë fitoi famë kombëtare përmes programit humoristik Ditari i StupcaveKohavision. Grupi përbëhet prej humoristëve Vedat Bajrami dhe Mensur Safqiu.

Grupi u themelua me anëtarët Osman Azemi, Vedat Bajrami, Blerim Qeriqi, Agron Sokoli dhe Feim Ademi. Tre të fundit e lanë projektin për shkak të obligimeve të jetës, dhe në 2004 iu bashkua grupit Mensur Safqiu.[1]

Në 2005, Stupcat publikuan filmin e tyre të parë Kulshedra. Në 2006, Stupcat u paraqitën shpesh si pjesë e emisionit kabare të Top Channel, Portokalli.

Stupcat arritën kulmin e famës kur, në vitin 2010, hynë si garues në reality show-in e famshëm 'V.I.P. Shpija e Kosovës', ku qëndruan për një muaj dhe me batutat dhe skeçet e tyre argëtuan mbarë popullin dhe publikun shqiptar.

Stupcat ndanë rrugët në vitin 2022 për shkak të disa problemeve të brendshme. Sipas mediave rozë, ata janë bashkuar sërish në gusht të vitit 2023 për t'iu kthyer ekranit të komedisë. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe (2022-2023), nuk është krijuar asnjë episod i ri.

Filmografia

Lidhje të jashtme

Shiko edhe

Referime

  1. Hisenaj, Valon (13 prill 2017). "Dokumentar për Stupcat në 15 vjetorin e themelimit të tyre (VIDEO)". Drenica Press. Marrë më 7 janar 2026.