Sulejman Mato

Sulejman Halil Mato lindi në Fterrë, të Sarandës në vitin 1941, është shkrimtar, poet, libretist, publicist, eseist shqiptar. Poet autentik lirik,tregimtar me pëvojë të drejtëpërdrejtë jetësore.[1]

Sulejman Mato
Born01 mars 1941
NationalityShqiptar
GenrePoezi, prozë,drama

Biografia

Sulejman Halil Mato lindi në Fterrë, të Sarandës me 1 mars1941. Mbaroi Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega e gjuhë-letërsisë shqipe në vitin 1964. Në periudhën 1965-1967 punoi si mësues i letërsisë në disa shkolla të qytetit të Beratit. Më vonë, (1967-1973), punoi si redaktor i revistës nëntori, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë. Në periudhën 1973-1976 ishte libretist në Teatrin Popullor. Në periudhën 1976-1985 punoi si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme Josif Pashko. Më vonë iu rikthye profesionit të libretistit në Teatrin e Operës e Baletit dhe në Ansamblin e Këngëve e Valleve Popullore ku punoi nga viti 1985 deri në vitin 1991. Drejtor i Agjensisë Qëndrore të Tregtimit të Librit Arsimor (1973-1974). Kryeradaktor i gazetës Tirana Bashkiake, në Bashkinë e Tiranës (1997-2001)


Veprimtaria letrare

Romane

  • Njerëzit janë si retë Shtëpia botuese: "Toena". Viti i botimit 2010. Faqet e librit 278. ISBN 978-99943-1-594-9
  • Banorët e Shpellës Shtëpia botuese: "IHPVKA". Viti i botimit 2011. Faqet e librit 208. ISBN 978-9928-111-01-2


Vëllime poetike

Vëllime me tregime

  • Drita e syve - (tregime) (1986)
  • Banorët e vilës - (tregime) (1994)
  • Kur hapeshin portat e qiellit liber me tregime shtepia botuese--- (2003)
  • Vizitor ne parajse liber me tregime shtepia botuese--- viti ---
  • Nusja e borajve - (tregime) (2007) Shtepia botuese Dudaj ISBN 98799943-0-005-1

Drama

  • Ankthi - (dramë) (1971)
  • Një natë e gjatë - (dramë) (1975)
  • Viti i provës së madhe - (dramë) (1982)
  • Kushtrim në malee - (dramë) (1983)
  • Bukë në shkëmb - (dramë) (1986)
  • Familja Zhavora - (dramë) (1988)

Ese

Ka vënë në skenë

  • 1973 Një natë ë gjatë (dramë)
  • 1985 Viti i provës së madhe (dramë)
  • 1986 Familja Zhavora (dramë)
  • 1987 Kushtrimim i maleve (dramatizim)
  • 1987 Legjenda e lules Honinë (balet)
  • 1988 Paja (operetë)
  • 1989 Vajzat e qytetit të gurtë (balet)

Literaturë

Shiko edhe këtë

http://www.toena.com.al/toena/revista_Universi_Shqiptar_i_Librit/poezia_shqipe/Kitara_lirike_e_jugut.html Arkivuar 29 tetor 2008 tek Wayback Machine

http://www.ndryshe.com/mat.php?idm=6471&l=a

Lidhje te jashtme

Referenca


  1. gazeta 'Fterra Jonë'mars 2021