Survivor (program televiziv)

Survivor (përkthyer në shqip: i mbijetuari) në disa vende e njohur edhe si Ekspedita Robinson, është një lojë reality show e aplikuar në shumë vende të botës. Në shfaqje, garuesit janë të izoluar në botën e egër dhe konkurrojnë për të fituar çmimin e madh dhe shpërblime të tjera.
Në këtë program përdoret sistemi i eliminimit progresiv, duke lejuar garuesit të eleminojnë me votë anëtarët e tjerë të klanit derisa mbetet një garues përfundimtar dhe fiton titullin "i mbijetuari i vetëm". Formati televiziv për Survivor u krijua në vitin 1992 nga producenti televiziv britanik Charlie Parsons për një kompani televizive britanike të quajtur Planet 24.
Lidhje të jashtme
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me Survivor (TV series).