Syri TV

Syri TV
LlojiTelevizion privat informativ
ShtetiShqipëria Shqipëria
Programimi
GjuhaShqip
Pronësia
PronariAndi Bejtja
Kanalet simotraSyri.net (portal)
Syri FM (radio)
Historia
Nisur2015 (si portal)
20 prill 2020 (si kanal televiziv)
Lidhjet
Faqja në internetsyri.net

Televizioni Syri, i njohur më së shumti si Syri TV dhe Syri.net, është një televizion privat informativ dhe portal lajmesh në Shqipëri. I nisur fillimisht si një portal lajmesh në vitin 2015, kanali televiziv filloi transmetimin e plotë më 20 prill 2020.[1] Media njihet për qëndrimet e saj pranë opozitës dhe si një zë kritik i qeverisjes.

Historiku

Syri.net u themelua në vitin 2015 si një portal online, duke u profilizuar si një media kritike ndaj qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama dhe pranë opozitës së djathtë.

Pas disa vitesh si portal, u vendos zgjerimi duke kaluar në tregun audioviziv. Transmetimet testuese të kanalit televiziv nisën në vitin 2017,[2] ndërsa transmetimi i rregullt dhe i plotë filloi më 20 prill 2020, duke u shndërruar në një televizion informativ 24-orësh, me fokus te lajmet, analizat dhe debatet politike.

Pjesë e grupit mediatik "Syri" është edhe radioja "Syri FM", e cila transmeton në frekuencën 89.8 MHz në Tiranë dhe mbulon me sinjal një pjesë të konsiderueshme të territorit të Shqipërisë.[3]

Programacioni

Programacioni i Syri TV është i përqendruar kryesisht në lajme, edicione informative të vazhdueshme dhe emisione politike.

Referime

  1. ↑ "Televizioni më i ri informativ në Shqipëri, "Syri Tv" ka nisur transmetimin ditën e sotme". TPZ. 2020-04-20. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2022. Marrë më 2022-10-23.
  2. ↑ "KingOfSat - Zap!". KingOfSat (në anglisht). Marrë më 2023-12-26.
  3. ↑ "Syri FM Radio (Albania) FM Transmitter Map". fmscan.org (në anglisht). Marrë më 2022-10-23.

Lidhje të jashtme