Tahir Sinani
Tahir Sinani | |
|---|---|
| Lindi | 25 Maj 1964 |
| Vdiq | 29 Korrik 2001 |
| Përkatësia | |
| Vitet e shërbimit | 1998 – 2001 |
| Grada | Komandant |
| Njësia | |
| Komandat |
|
| Betejat / luftërat | |
| Mirënjohje | Urdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes) |
Tahir Sinani (25 Maj 1964 – 29 Korrik 2001) ishte një oficer i Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë dhe komandant i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), i cili mori pjesë në Luftën e Kosovës, në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Gjatë luftës në Kosovë, ai ishte komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe në atë kohë mori pjesë në Betejën e Pashtrikut. Gjatë luftës së vitit 2001 në Maqedoni, Tahir Sinani ishte komandant i Brigadës 116 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Lindi më 25 maj 1964 në fshatin Gri, afër Bujanit, rrethi i Tropojës në Shqipëri dhe ra dëshmorë më 29 korrik 2001 në vendin e quajtur "Zabeli i Kukulit" afër qytetit të Gostivarit, gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni.
Tahir Sinani gjatë Luftës në Kosovë ishte njëri ndër komandantët më aktivë të Zonës Operative të Pashtrikut dhe më pas emërohet Komandant i Zonës së Tretë Operative të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK-së), si dhe më vonë iu bashkua UÇPMB-së ku mori pjesë në Luftën e Luginës së Preshevës. Gjatë Luftës së vitit 2001 në Republikën e Maqedonisë, Tahir Sinani iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe u emërua komandant i Brigadës 116. Më 29 korrik 2001, Tahir Sinani sëbashku me 4 luftëtarët e tij e humbi jetën në aksident të rastit duke përgaditur armatimin e sofistikuar të minave me telekomandë kundër armikut, në zonat malore të Gostivarit dhe malit Korab në vendin e quajtur "Zabeli i Kukulit". Më 24 maj të vitit 2002, trupi i dëshmorit Tahir Sinani varroset në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit ku përjetësisht pushon sëbashku me dëshmorët e tjerë të kombit.