Tahir Zhegoci
Tahir Zhegoci | |
|---|---|
![]() | |
| Lindi | Tahir Zhegoci 1880 Zhegoc, Anamoravë, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane |
| Vdiq | 1957 Zhegoc, Kosovë |
| Kombësia | Shqiptar |
| Njohur për | Qëndresa politike dhe kundërshtimi në Kuvendin e Prizrenit (1945) |
Tahir (Zhegoci (1880–1957) ishte një atdhetar shqiptar nga Zhegoci i Anamoravës, i njohur për rolin e tij në mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare dhe për kundërshtimin e politikave të Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai konsiderohet një nga figurat lokale që kontribuan në qëndresën politike shqiptare në Kosovë gjatë një periudhe të ndërlikuar historike.
Jeta e hershme
Tahir Zhegoci lindi në vitin 1880 në fshatin Zhegoc, në rajonin e Anamoravës, që në atë kohë ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës në kuadër të Perandorisë Osmane. Ai u rrit në një mjedis rural malor, ku traditat e besës, nderit dhe solidaritetit kishin rëndësi të veçantë në jetën shoqërore.
Veprimtaria kombëtare
Veprimtaria e Tahir Zhegoci lidhet kryesisht me periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, kur u vendos administrimi jugosllav në Kosovë. Në këtë periudhë, ai u angazhua në mbrojtje të interesave kombëtare shqiptare dhe kundërshtoi politikat që i konsideronte të dëmshme për shqiptarët ,
Marrëdhëniet dhe dëshmitë historike
Në kujtesën historike lokale është ruajtur një episod nga një takim midis Tahir Zhegoci dhe Fadil Hoxhës. Në këtë takim, Tahir Zhegoci shprehu qëndrimet e tij kritike ndaj politikave serbe dhe skepticizmin për bashkëpunimin politik të kohës.[1]
Ai përmendet në burime që trajtojnë veprimtarinë e grupeve kaçake në rajonin e Anamoravës, ku figuron si pjesëmarrës në aktivitetet e rezistencës kundër pushtetit të kohës. Emri i tij haset në monografi dhe materiale historike që trajtojnë këtë periudhë dhe strukturat e organizuara të rezistencës lokale.
Gjithashtu, Tahir Zhegoci përmendet në librin “Kur pranvera vonohet” të Fadil Hoxha, i cili trajton zhvillimet gjatë Luftës Nacionalçlirimtare në Kosovë. Në këtë kontekst, ai paraqitet si pjesë e rrethanave historike dhe e figurave që lidhen me ngjarjet e kohës.
Figura e tij është e njohur edhe në nivel lokal, ku është përjetësuar në toponimi, si emërtimi i rrugëve me emrin e tij në zonën e Zhegocit dhe përreth.
Më 29 dhjetor 1944, Mulla Idriz Gjilani u takua me komandantin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, Shefqet Peçi, në Malet e Xhegocit, në një nga paraqitjet e tij të fundit në jetën publike. Sipas burimeve, takimi u organizua nga figura antifashiste me orientim prokomunist, Tahir Zhegoci dhe Ramiz Cernica, të cilët ishin bashkëpunëtorë të Fadil Hoxhës dhe Rifat Berishës.[2]
Referime
- ↑ Academia, Balkan (2026-01-16). "Albanian patriot Tahir Sejfiu Zhegoci (1880-1957)". Balkan Academia (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-03-27.
- ↑ "Mulla Idriz Gjilani – Figura madhore e kombit". Koha Islame. 11 qershor 2023. Marrë më 28 mars 2026.
- Sabedin Sherifi (7 korrik 2025). "Tahir Sejfiu (Zhegoci) – Zëri i urtësisë, besës dhe qëndresës shqiptare". Mediafokus. Marrë më 27 mars 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - Sabedin Sherifi (16 janar 2026). "Albanian patriot Tahir Sejfiu Zhegoci (1880–1957)". Balkan Academia. Marrë më 27 mars 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - "Tahir Sejfiu (Zhegoci) – Zëri i urtësisë, besës dhe qëndresës shqiptare". Facebook. Mediafokus. Marrë më 27 mars 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
<ref> etiketa e përcaktuar në <referenca> nuk ka ndonjë atribut emër.Gabim citimi: <ref> etiketa e përcaktuar në <referenca> nuk ka ndonjë atribut emër.Gabim citimi: <ref> etiketa e përcaktuar në <referenca> nuk ka ndonjë atribut emër.
[1]|location=Prishtinë|page=96}}</ref>[2]
- ↑ {{Cite book|last=Hoxha|first=Fadil|title=Kur pranvera vonohet|publisher=Rilindja|year=1977|edition=Sipas kujtimeve të Fadil Hoxha në veprën Kur pranvera vonohet, Tahir Sejfiu (Zhegoci) përshkruhet si “plaku i urtë i Zhegocit që fliste me zemër e me ndershmëri, por që nuk i përshtatej logjikës së aleancave politike të kohës”.<ref>Fadil Hoxha, Kur pranvera vonohet, Prishtinë, (viti), fq. 96
- ↑ "Mulla Idriz Gjilani – Figura madhore e kombit". Koha Islame. 11 qershor 2023. Marrë më 28 mars 2026.
_Zhegoci.webp.png)