Tarn-et-Garonne
Tarni-dhe-Garona
Tarn e Garona (Ocitanisht) | |
|---|---|
| Tarn-et-Garonne (Frëngjisht) | |
![]() Ndërtesa e prefekturës në Montauban | |
| Prefektura | Montauban |
| Nënprefektura | Castelsarrasin |
| Sipërfaqja | |
• Total | 3.718 km2 (1,436 sq mi) |
| Popullsia | |
• Total | 262.316 |
| Numri i departamentit | 82 |
| Qarqet | 2 |
| Kantonet | 15 |
| Komunat | 195 |
Tarn-et-Garonne ( shqiptimi frëngjisht: [taʁn e ɡaʁɔn] ; Ocitanisht: Tarn e Garona [ˈtaɾ e ɣaˈɾɔnɔ] ) është një departament në rajonin e Ocitanisë në Francën Jugore. Përshkohet nga lumenjtë Tarn dhe Garonë, prej nga e ka marrë emrin. Zona fillimisht ishte pjesë e provincave të dikurshme: Quercy dhe Languedoc. Departamenti u krijua në vitin 1808 nën urdhrin e Napoleonit, me territor të marrë nga departamentet fqinje Olt, Garonë e Sipërme, Olt-dhe-Garonë, Gers dhe Avejron .
Departamenti është kryesisht rural me tokë bujqësore pjellore në luginën e gjerë të lumit, por ka zona kodrinore në jug, lindje dhe veri. Prefektura e departamentit ndodhet në Montauban ; nënprefektura e vetme është Castelsarrasin . Në vitin 2019, ai kishte një popullsi prej 260,669 banorësh.[1]
Historia
Historia e rajonit
Quercy ishte pjesë e Aquitania prima nën sundimin romakët; Krishterimi u paraqit në shekullin e IV. Në fillim të shekullit të 6-të zona ra nën autoritetin e Frankëve dhe në shekullin e VII u bë pjesë e Dukatit autonom të Akuitanisë . Në fund të shekullit të 10-të sundimtarët e saj ishin kontët e fuqishëm të Tuluzës . Gjatë armiqësive midis Anglisë dhe Francës në mbretërimin e Henrit II të Anglisë, anglezët vendosën garnizone në konte dhe me Traktatin e Parisit të vitit 1259, Quercy i ulët ra nën kontrollin e Anglisë.
Mbretërit e Anglisë dhe Francës rreth kësaj kohe u përpoqën të fitonin favor duke shtuar privilegjet e qyteteve dhe të rrethit. Në vitin 1360, u nënshkrua Traktati i Brétigny dhe i gjithë Quercy i kaloi Anglisë. Sidoqoftë, në vitet 1440 anglezët u dëbuan përfundimisht nga ushtria e sapokrijuar e Charles VII të Francës .[2] Në shekullin e 16-të, Quercy ishte një bastion i protestantëve dhe skena e konflikteve të ashpra fetare. Luftërat civile të mbretërimit të Louis XIII u zhvilluan kryesisht rreth Montaubanit .
Pas humbjes së Napoleonit në 1815, monarkia u rivendos në Francë, por dinastia e diskredituar e Bourbonëve u përmbys në Revolucionin e Korrikut të vitit 1830, i cili vendosi Monarkinë kushtetuese të korrikut, e cila zgjati deri në vitin 1848. Gjatë kësaj kohe, hendeku midis të pasurve dhe të varfërve u thellua; në Montauban, qindra iu kthyen lypjes ndërsa pagat ranë, fabrikat u mbyllën dhe çmimet e ushqimeve u rritën; trazirat ishin të përhapura dhe shtëpia e kryetarit të bashkisë u godit me gurë nga punëtorët e ndërtimit në 1847.[3]
Historia e departamentit

Para formimit të departamentit në shekullin e XIX-të, gjysma veriore ishte pjesë e provincës së vjetër të Quercy dhe gjysma jugore, pjesë e Languedoc . Departamenti u krijua më 4 nëntor 1808 gjatë Perandorisë së Parë Franceze me një vendim të Napoleonit .[4] Perandori ishte ftuar të vizitonte qytetin e Montaubanit, një qendër e rëndësishme industriale dhe tregtare në atë kohë, popullsia e së cilës mendonte se qyteti ishte mjaft qendror dhe i rëndësishëm për të qenë kryeqyteti i një departamenti të ri. Atij i bëri përshtypje besnikëria e tyre dhe ua plotësoi kërkesën.[4]
Departamenti u formua prej territoreve që më parë kishin qenë pjesë e departamenteve fqinje. Më shumë se gjysma e territorit u mor nga Departamenti i Oltit (përfshirë Montaubanin dhe Mojzakun ), mbi një e treta u mor nga Haute-Garonne (përfshirë Castelsarrasin ), dhe pjesa tjetër nga departamentet Olt-dhe-Garonë, Gers, dhe Avejron. Prefekti i parë ishte Félix Le Peletier d'Aunay, i cili u vendos në postin e tij më 31 dhjetor 1808.[4]
Gjeografia

Tarn-et-Garonne përbën një pjesë të rajonit Occitanie në Francën Jugore . Kufizohet me departamentet e Oltit në veri, Avejronin në verilindje, Tarnin në lindje, Garonën e Epërme në jug dhe Gersin dhe Oltin-dhe-Garonën në perëndim. Kryeqyteti i departamentit është Montaubani i cili shtrihet rreth 50 kilometra në veri të Tuluzës. Montaubani ndodhet në bregun e djathtë të lumit Tarn në bashkimin e tij me lumin Tescou, dhe Tarn bashkohet nga Aveyron rreth 10 kilometra më tej në drejtim të rrymës. Komuna e dytë më e madhe në departament është Castelsarrasin e cila qëndron pranë bashkimit të Tarnit dhe lumit Garonë .[5] Montaubani është i lidhur me Garonën nëpërmjet 11 kilometrave të Canal de Montech .[6]
Pjesa qendrore e departamentit është një luginë e gjerë lumi që nuk i kalon 150 metra lartësi, por pranë komunës Valence-d'Agen, në skajin perëndimor të departamentit, lugina ngushtohet ndërsa rajonet kodrinore të Bas-Quercy (Kercit të Poshtëm) në veri dhe Lomagne në jug afrohen së bashku. Në verilindje të departamentit toka është më e lartë në formën e pllajave gëlqerore të njohura si Causses, pjesë e Masivit Qendror .[5] Pika më e lartë në departament, në 510 metra, është Pech Maurel, i vendosur në komunën Castanet .[7]
Demografia
| Year | Pop. | ±% |
|---|---|---|
| 1801 | 228 | — |
| 1806 | 228,42 | +0.2% |
| 1821 | 238,143 | +4.3% |
| 1831 | 242,25 | +1.7% |
| 1841 | 239,297 | −1.2% |
| 1851 | 237,553 | −0.7% |
| 1861 | 232,551 | −2.1% |
| 1872 | 221,61 | −4.7% |
| 1881 | 217,056 | −2.1% |
| 1891 | 206,596 | −4.8% |
| 1901 | 195,669 | −5.3% |
| 1911 | 182,537 | −6.7% |
| 1921 | 159,559 | −12.6% |
| 1931 | 164,259 | +2.9% |
| 1936 | 164,629 | +0.2% |
| 1946 | 167,664 | +1.8% |
| 1954 | 172,379 | +2.8% |
| 1962 | 175,847 | +2.0% |
| 1968 | 183,572 | +4.4% |
| 1975 | 183,314 | −0.1% |
| 1982 | 190,485 | +3.9% |
| 1990 | 200,22 | +5.1% |
| 1999 | 206,034 | +2.9% |
| 2006 | 226,844 | +10.1% |
| 2011 | 244,545 | +7.8% |
| 2016 | 256,897 | +5.1% |
Qytetet kryesore
Komuna më e populluar është Montaubani, prefektura. Që nga viti 2019, ka 7 komuna me më shumë se 5000 banorë:[1]
| Komuna | Emri në shqip | Popullsia (2019) |
|---|---|---|
| Montauban | Montauban/ Montalban | 61,372 |
| Castelsarrasin | Kastelhikërr | 14,114 |
| Moissac | Mojzak | 13,378 |
| Caussade | Kasadë | 6808 |
| Montech | Monteq | 6589 |
| Nègrepelisse | Pliszezas/Negraplis | 5685 |
| Valence | Valens | 5205 |
Turizmi
Sheshi kombëtar në Montauban
Bruniquel, një nga ata të cilësuar "Fshatrat më të bukur të Francës"- Kisha e Shën Bartolomeut në Lauzerte
"Shtëpia e Mbretit" in Saint-Antonin-Noble-Val
Abacia e Shën Pjetrit në Moissac
Kështjella e Montauriolit, selia e këshillit departamental të Tarnit-dhe-Garonës
- 1 2 Populations légales 2019: 82 Tarn-et-Garonne, INSEE
- ↑ Haine, W. Scott (2000). The History of France. Greenwood Publishing Group. fq. 45. ISBN 978-0-313-30328-9.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Fenby, Jonathan (2015). The History of Modern France: From the Revolution to the Present Day. Simon & Schuster UK. ISBN 978-1-4711-2931-5.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 3 Pascale Marouseau. "Création du département de Tarn-et-Garonne". Archives de France (në frëngjisht). Archives départementales de Tarn-et-Garonne. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2014. Marrë më 2015-09-18.
- 1 2 Philips' Modern School Atlas. George Philip and Son, Ltd. 1973. fq. 43. ISBN 0-540-05278-7.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Philips' Modern School Atlas. - ↑ Fluviacarte, Canal de Montech
- ↑ Castanet IGN
.jpg)