Tatuimi tradicional shqiptar

Tatuazhet ndër shqiptarët janë një traditë e lashtë që praktikohet që nga koha ilire, e mbajtur gjallë në zonat malore të Ballkanit Perëndimor.[3] Tatuazhet tradicionale janë praktikuar gjithashtu nga katolikët në Bosnje-Hercegovinë dhe Dalmaci (Sicanje) dhe nga gratë e disa komuniteteve vllahe (në Ballkanin Perëndimor).
Historia
Bazuar në shkrimet e autorëve antikë si Herodoti (shek. V p.e.s.), Ciceroni dhe Straboni (shek. I p.e.s.), thëniet e të cilëve konfirmohen edhe nga gjetjet arkeologjike, studimet etnografike kanë arritur në përfundimin se praktika e tatuazheve tek popujt e gadishullit ballkanik ishte e njohur që nga kohërat e lashta. Kjo praktikë u gjend tek fiset ilire dhe trake, të cilët përdornin tatuazhet për të dalluar origjinën fisnore.[4]
Shiko edhe
Burime
- ↑ Durham 1928.
- ↑ Treimer 1971.
- ↑ Lelaj 2015, f. 94; Tirta 2004; Durham 2004, f. 94; Norman 2018.
- ↑ Lelaj 2015.
- Kultura e Shqipërisë
- Folklor shqiptar
- Paganizëm shqiptar