Taxhedin Bislimi

Taxhedin Bislimi
Lindi
Shtetësiashqiptar

Dr. Taxhedin Bislimi (19 Prill 1961, Grushinë, Haraçinës). Është doktor i shkencave islame, imam dhe ligjërues në Fakultetin e Shkencave IslameShkup.

Biografia

Taxhedin Bislimi u lind më 19 Prill të vitit 1961 në fshatin Grushinë të komunës së Haraçinës - Shkup. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Siri, Fakultetin e sheriatit pran Universitetit të Damaskut në Damask - Siri. Disertacionin e magjistraturës e mbrojti në Universitetin “Imam Evzai” në Liban vitin 2002, Vakëfi në Maqedoni, kurse doktoratën në Pazarin i Ri 2016 me titullin: "Kontrata e pajtimit sipas sheriatit islam me ndikim te shqiptarët”.

I punësuar si Vaiz dhe Mualim në fshatin e lindjes dhe njëkohësisht edhe ligjërues i lëndës së Usuli Fikhut dhe Fëkëhut në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Për një kohë të gjatë ka qenë edhe ligjërues nëpër disa xhami të Shkupit. Prej vitit 2006 është zgjedhur Myfti i Myftinisë së Shkupit, ku qëndroi për një mandat katër vjeçar.

Veprat shkencore

Krahas punëve të përditshme është marrë edhe me shkrime, të shumtë, e veprat e tij kryesisht e karakter të shkencës së fikhut dhe Usuli fikhut, e më të njohura janë:

  • Hyrje në shkencën e Usuli Fikut (bot. i parë) 2003
  • Pesë shtyllat e Fesë islame (bashkautor) 1998
  • E drejta Familjare në Islam (bashkautor) 1996
  • Tre vendet e shenjta, Mekë, Medinë, Kuds, 2013
  • Vakëfi në Maqedoni, 1391-2000 , 2007
  • Medreseja Medah e Ataulla ef. dhe nxënësit e saj, 2011
  • Gazi Isa Beu dhe bamirësitë e tij, 2012
  • Mevludi, historiku dhe dispozita e tij, 2007
  • Atributet e hipokritëve në suren Teuvbe, 2011
  • Talkini mbi të vdekurin, 2003
  • Grushina në të kaluarën dhe sot, 2013
  • Edukata islame pjesë përbërëse e besimit, vëllimi I-II, 2018
  • Teoria e kontratës, 2019
  • Drejtëleximi i Kur’anit, 2019
  • Kontrata e Pajtimi mes myslimanëve sipas së drejtës islame dhe roli i saj te populli shqiptar, 2020
  • Punime të ndryshme me qasje fikhore, 2020