Tedi Dobi
Tedi Dobi | |
|---|---|
![]() | |
| Zëvendësministër i Drejtësisë | |
| Në detyrë 3 prill 2024 – i tanishëm | |
| Paraprirë nga | Adea Pirdeni |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 25 korrik 1991 Tiranë, Shqipëri |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Arsimimi | Li Po Chun United World College Universiteti i Edinburgut Universiteti Cornell Universiteti i Harvardit |
| Punësimi | Jurist |
Tedi Dobi është jurist shqiptar, i cili prej prillit 2024 shërben si Zëvendësministër i Drejtësisë[1] i Republikës së Shqipërisë dhe Negociator për Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore[2] gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Edukimi
Tedi Dobi ka kryer arsimin fillor dhe tetëvjeçar pranë Shkollës “Fan S. Noli” në Tiranë. Studimet parauniversitare i ka mbaruar pranë “Li Po Chun United World College”, pjesë e rrjetit të Kolegjeve të Botës së Bashkuar, në Hong Kong.
Z. Dobi zotëron diplomë të dyfishtë Bachelor në Drejtësi dhe Politikë nga Universiteti i Edinburgut dhe Master shkencor nga Universiteti Cornell si dhe ka përfunduar studime ekzekutive pranë Universitetit të Harvardit.
Karriera
Tedi Dobi ka shërbyer si ekspert i nivelit të lartë për shtetin e së drejtës dhe integrimit Europian pranë projektit “Mbështetje për Procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë” (SEI) si dhe pranë një numër projektesh të asistenës teknike Europiane, kryesisht në çështjet e parandalimit të korrupsionit, mbështetjes financiare nëpërmjet Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit si dhe të kontrollit të pajtueshmërisë me acquis të BE, në mbështetje të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Më herët, z. Dobi ka shërbyer në pozicionin e Këshilltarit në Kryeministri, si pjesë e programit LEAD Albania, ku është përfshirë me hartimin dhe përmirësimin e akteve prioritare përpara paraqitjes së tyre në Këshillin e Ministrave si dhe përgatitjen e projektmarrëveshjeve dhe udhëheqjen e negociatave teknike dhe diskutimeve mbi marrëveshje ndërkombëtare dypalëshe ose shumëpalëshe.[3]
Gjatë viteve 2017 deri 2021, Z. Dobi ka qënë i angazhuar si ekspert ligjor vendas pranë projektit EURALIUS në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, duke u përfshirë në hartimin e iniciativave ligjore në fushat e së drejtës civile dhe administrative, parandalimin e korrupsionit dhe pastrimit të parave, organizimin e disiplinën profesionale, profesionet e lira ligjore, arbitrazhin si dhe ndihmën juridike falas.
Paralelisht, ai ka mbështetur menaxhimin e ndryshimit dhe fuqizimin e kapaciteteve të Drejtorive të Inspektimit dhe të Kodifikimit të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe ka mbështetur procesin e riorganizimit të punës në Gjykatën e Lartë në drejtim të një strukture më efikase dhe procedurave efektive për evadimin më të shpejtë të çështjeve.[4]
Z. Dobi ka shërbyer si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës për lëndët e Drejta Sociale dhe e Drejtë Biznesi dhe është trajnues në fusha si e drejta e biznesit, praktika, etika dhe disiplina profesionale, si dhe teknika legjislative për hartimin e akteve normative dhe të akteve përafruese me acquis të BE.[5]
Publikimet
- Dobi, Tedi. Ciubotaru, Cristina (2024). Metodologjia e Vlerësimit Preventiv për Korrupsion nga Kuvendi i Shqipërisë
- Dobi, Tedi (red.) (2021). Manual për Hartimin e Legjislacionit. Botimi 3-të.
Shiko dhe
Referime
- ↑ Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 3 Prill 2024
- ↑ VKM 422, datë 6.5.2020, "Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian" (konsoliduar)
- ↑ AADF: LEAD Albania Program
- ↑ Raport Këshilli i Lartë Gjyqësor Arkivuar 5 tetor 2022 tek Wayback Machine
- ↑ Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës
