Tefta Radi

Tefta Radi
Lindi19 janar 1952 (74 vjeçe)
Gjirokastër, Shqipëri
ArsimiUniversiteti i Tiranës, Fakulteti i Filologjisë
ProfesioniGazetare, folëse lajmesh
Vite aktiviteti1974–prezent
Bashkëshorti/jaFrançesk Radi

Tefta Radi (lindur më 19 janar 1952) është një gazetare, folëse lajmesh dhe producente dokumentarësh shqiptare, e njohur për kontributin e saj shumëvjeçar në Radio Televizioni Shqiptar (RTSH).

Jeta dhe karriera

Radi u diplomua në degën e Gjuhë dhe Letërsi në Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Filologjisë.[1]

Pas përfundimit të studimeve, ajo punoi si gazetare dhe moderatore në Radio Televizioni Shqiptar, ku për më shumë se 23 vjet shërbeu si folëse në edicionet qendrore të lajmeve.[1]

Ajo është autore dhe producente e dokumentarëve që trajtojnë jetën dhe veprën e personaliteteve shqiptare, duke përfshirë dokumentarë për Martin Camajn dhe Lazër Radin.[2][3]

Jeta personale

Tefta Radi ishte e martuar me kantautorin shqiptar Françesk Radi (13 shkurt 1950 – 3 prill 2017).[4]

Pas ndarjes së tij nga jeta, ajo jeton në Melbourne, Australi, me familjen e saj.[5]

Referime

  1. 1 2 "Spikerja Tefta Radi: Ju rrëfej mbresat nga jeta ime në RTSH". Marrë më 2025-05-31.
  2. "Tefta Radi: Erika, gruaja gjermane që e dashuroi me gjithë shpirt Martinin". Marrë më 2025-05-31.
  3. "Dokumentar për Lazër Radin në 101-vjetorin e lindjes". Marrë më 2025-05-31.
  4. "Një vit nga vdekja e Françesk Radit, Tefta: Jeta ka qenë tmerrësisht e vështirë pa të". Marrë më 2025-05-31.
  5. "Australi – Tefta Radi publikon librin "Françesk Radi – Muzikanti i paepur"". Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2023. Marrë më 2025-05-31.