Telekomi i Kosovës

Lua error te Moduli:Arguments te rreshti 260: table index is nil.

Telekomi i Kosovës
Lloji i kompanisëShoqëri Aksionare
IndustriaSherbimet e Komunikimit
ProduktetTelekomi i Kosoves
Operatori Mobil VALA
Posta e Kosoves
ServicesTelefonia Fikse
Telefonia Mobile
Sherbimet Postare,etj.
OwnerQeveria e Kosoves[1]
Number of employees
3480
DivisionsTelekomi i Kosoves
Operatori Mobil VALA
Posta e Kosoves
Websitehttp://www.kosovotelecom.com/

Telekomi i Kosovës (njohur në treg si Vala) është kompani publike e cila ofron shërbime nga fusha e telekomunikimeve.

Historiku

Ndërmarrja e Postës, Telegrafit dhe Telefonit të Kosovës u themelua më 12 shtator 1990 si parardhëse e PTK-së. Në vitin 1988, në një postë kosovare gravitonin 3,8 herë më shumë banorë se sa në një postë të Jugosllavisë së atëhershme. Gjithashtu, dendësia e numrave telefonik në një banor ishte për 2,23 herë më e vogël se sa dendësia mesatare e ish Jugosllavisë. Në PTK ishin hartuar planet afatshkurta, afatmesme e afatgjatë për zgjerimin dhe përsosjen e komunikacionit postar e telekomunikues edhe nëpër zonat rurale të Kosovës, mirëpo qeveria e atëhershme e Serbisë, zbaton në atë ndërmarrje shoqërore masat e dhunshme si pasojë e së cilës do të shkatërrohet edhe Postë - Telekomunikacioni i Kosovës, po ashtu edhe nga përndjekjet e qeverisë serbe do të shkaktohen edhe shumë viktima, në mesin e të cilëve, edhe 11 punonjës të PTK-së, duke mos i llogaritur edhe dy të rrëmbyerit nga forcat serbe, e për të cilët akoma nuk dihet gjë. Pas shumë pritjeve më 2 gusht 1999 punonjësit e dëbuar u rikthyen në vendet e tyre të punës, por njëkohësisht zbuluan se Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, pothuaj se nuk ekzistonin më. Shërbimet postare ishin pamundësuar tërësisht, ndërsa Telekomunikacioni i Kosovës, pothuaj nuk funksiononte. Me përjashtim të disa lidhjeve telefonike ndërkombëtare, që i kishin ngelur ende Prishtinës, asnjë lidhje tjetër nuk funksiononte në tërë Kosovën.

Posta

Pjesa Postare përfshin:

  • Postën Ndërkombëtare;
  • Postën vendore, zyrat postare dhe shërbimin financiar postar.

Posta e Kosovës është e pranuar edhe nga Unioni i Postave Ndërkombëtare. Ajo në territorin e Kosovës ka 109 zyra postare, 238 sportele, 379 foltore publike dhe 174 kuti postare.

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashtme

Referime

  1. ↑ Qeveria e Kosoves eshte aksionari i vetem dhe me i madh i PTK-se