Tempulli Khelaram Data

Tempulli Khelaram Data
Pamje ballore e tempullit
General information
ManagementDepartmenti i Arkeologjisë së Bangladeshit
AffiliationHinduizmi
Height
Roofdoçala
Technical details
Floor count2

Tempulli Khelaram Data është një tempull i lashtë hindu i vendosur në Navabganxh të distriktit të Dhakës dhe një nga sitet arkeologjike të Bangladeshit.[1]

Historia dhe legjenda

Pamje e brendshme e dhomës kryesore të tempullit

Data e saktë e ndërtimit të tempullit është e panjohur. Megjithatë, duke parë arkitekturën e tij, arkeologët besojnë se kjo strukturë është ndërtuar në fund të shekullit të XIX ose fillimi i shekullit të XX.[2]

Sipas legjendës, Khelaram Data ishte një prijës i shquar dakoit i rajonit në atë kohë.[3] Ai kryente grabitje afër lumit Içamati. Sipas legjendës, ai e mbante pasurinë e grabitjeve në shtëpinë e tij përmes një tuneli nga lumi Içamati dhe më vonë ua dhuroi atë të varfërve. Ai ndërtoi edhe një tempull për besimtarët. Që atëherë, tempulli është njohur si Mandiri Khelaram Datar Vigraha.[4]

Ndërtimi

Shtëpia e kompleksit

Ndërtimi i tempullit pasqyron stilin Bangija ose Gaudija. Ai ka shtesa në stilin europian. Në të kaluarën, ngjyra origjinale e tempullit ishte e kuqërremtë. Por, në kohët e fundit, gjatë punimeve të rinovimit, tempulli është lyer me bojë të bardhë. I gjithë kompleksi është një ndërtesë dy-katëshe me tetë dhoma. Tashmë, vetëm dy katet e sipërme të ndërtesës kanë mbetur. Ai kishte shumë dhoma në katin përdhes, por që tani pothuajse të gjitha janë mbuluar nga dheu. Duke parë muret e mëdhenj dhe shtyllat e ndërtesës, teknika e ndërtimit mund të përfytyrohet. Përreth katit të parë dhe në katër këndet, ndodhen tetë dhoma me një dhomë në formën e një shtëpie bengaleze. Në mes të kompleksit ndodhet edhe një tjetër shtëpi në formë manastiri. Shtëpia përdorej si një tempull. Sipas legjendës, Khelaram Data aty fshihte shumë idhuj të çmuar dhe thesare.[2][4]

Shiko gjithashtu

Referime

  1. Shafiqul Alam (2012). "Department of Archaeology". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia, National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 12 shtator 2022.
  2. 1 2 Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  3. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  4. 1 2 Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).