Teofrasti

Statuja e Teofrastit në Kopshtin Botanik të Palermos

Teofrasti (greqisht: Θεόφραστος, Theόphrastos ; 371 - 287 p.e.s.), [1] ishte një filozof grek me origjinë nga Eresos në Lesbos[2] (Λέσβος Lésvos ), i njohur si pasardhësi i Aristotelitshkollën peripatetike . Ai erdhi në Athinë në një moshë të re dhe fillimisht studioi në shkollën e Platonit. Pas vdekjes së Platonit, ai iu bashkua Aristotelit i cili e morri Teofrastin për ti ndihmuar në shkrimet e tij. Kur Aristoteli u largua nga Athina, Teofrasti mori përsipër drejtimin e Liceut. Teofrasti kryesoi shkollën peripatetike për tridhjetë e gjashtë vjet, gjatë së cilës kohë shkolla lulëzoi shumë. Ai shpesh konsiderohet babai i botanikës për kontributin e tij me veprat në fushën e bimësisë. Pas vdekjes së tij, athinasit e nderuan me një funeral publik. Pasardhësi i tij në drejtimin e shkollës ishte Strato Lampsacusi.

Biografia

Shumica e të dhënave biografike rreth Teofrastit i kemi nga vepra Jetët dhe mendimet e filozofëve të shquar shkruar Diogjen Laërti, të shkruara më shumë se katërqind vjet pas kohës së Teofrastit.[3] Ai ishte një bashkëvendas i Eresos në Lesbos .[4] Emri i tij i lindjes ishte Tyrtamus (Τύρταμος), por që më vonë u bë i njohur me pseudonimin "Teofrasti (Theophrastos)" falë Aristotelit i cili ishte i pari që e kishte quajtur me këtë emër.[5]

Interesat e Teofrastit ishin të gjera, duke u shtrirë edhe në fushën e biologjisë, fizikës, etikës dhe metafizikës. Dy veprat e tij nga fusha e botanikës që mbijetuan, Hulumtimi për bimët (Historia Plantarum) dhe Mbi shkaqet e bimëve, kishin një ndikim i rëndësishëm në shkencën e rilindjes. Ka edhe vepra tjera që mbijetuan si p.sh. Mbi karakteristikat morale, Mbi perceptimin e ndjesisë dhe Mbi gurët, si dhe fragmente të Fizikës dhe Metafizikës. Në filozofi, ai u përqendrua sidomos në fushën e gramatikës dhe gjuhës dhe vazhdoi punën e Aristotelit në fushën e logjikës. Ai gjithashtu e konsideronte hapësirën si rregullim dhe pozicionim të thjeshtë të trupave, kohën si një aksident i lëvizjes dhe lëvizjen si pasojë të domosdoshme të të gjithë veprimtarisë. Në fushën e etikës, ai e konsideronte lumturinë si në varësi të ndikimeve të jashtme, ashtu edhe nga virtyti.

Nën udhëheqjen e tij shkolla lulëzoi shumë - duke arritur në më shumë se 2000 nxënës, siç pohon Diogjeni.[6] Njëri ndër kontributet e Teofrastit ishte edhe ngritja, rregullimi e mirëmbajtja e kopshtit të liceumit dhe përdorimi i tij për qëllime arsimore, duke e shndërruar ate në njërin prej kopshteve më të njohura të Athinës.[7] Në vdekjen e tij, sipas kushteve të testamentit të tij të ruajtur nga Diogjeni, ai i la asaj kopshtin e tij me shtëpi dhe kolonada si vend i përhershëm i mësimeve. Poeti komik Menander ishte njëri ndër nxënësit e tij.[6] Popullariteti i tij u tregua në lidhje me atë që i është kushtuar Filipit, Kasanderit dhe Ptolemeut dhe nga dështimi i plotë i një akuze për devotshmëri të ngritur ndaj tij.[8][9] Ai u nderua me një funeral publik, ku "e gjithë popullata e Athinës, morri pjesë në varrimin e tij".[6] Si drejtues i Liceut atë e pasoi Strato Lampsacus.

Veprat

  • Metaphysics (or On First Principles).
    • Translated by M. van Raalte, 1993, Brill.
    • On First Principles. Translated by Dimitri Gutas, 2010, Brill.
  • Enquiry into Plants: Books 1-5. Translated by A. F. Hort, 1916. Loeb Classical Library.   Vol 1 - Vol 2
  • Enquiry into Plants: Books 6-9; Treatise on Odours; Concerning Weather Signs. Translated by A. F. Hort, 1926. Loeb Classical Library. ISBN 0-674-99088-9
  • Recherches sur les plantes. Translated to French by Suzanne Amigues. Paris, Les Belles Lettres. 1988-2006. 5 tomes. Tome 1, Livres I-II. 1988. LVIII-146 p. Tome II, Livres III-IV. 1989. 306 p. Tome III, Livres V-VI. 1993. 212 p. Tome IV, Livres VII-VIII, 2003. 238 p. Tome V, Livres IX. 2006. LXX-400 p. First edition in French. Identifications are up-to-date, and carefully checked with botanists. Greek names with identifications are on Pl@ntUse Arkivuar 9 qershor 2020 tek Wayback Machine.
  • De Causis Plantarum. Translated by B. Einarson and G. Link, 1989-1990. Loeb Classical Library. 3 volumes:  ,  ,  .
  • On Characters (in Greek)
  • On Sweat, On Dizziness and On Fatigue. Translated by W. Fortenbaugh, R. Sharples, M. Sollenberger. Brill 2002.  ISBN 90-04-12890-5
  • On Weather Signs.
  • On Stones Arkivuar 16 mars 2010 tek Wayback Machine

Shih edhe

Referime

  1. Dorandi 1999.
  2. Gavin Hardy and Laurence Totelin, Ancient Botany, 2015, p. 8.
  3. Hort 1916
  4. Strabo, xiii.; Laërtius, 1925.
  5. Strabo, xiii.; Laërtius, 1925
  6. 1 2 3 Laërtius, 1925
  7. Spencer & Cross 2017, f. 56
  8. Laërtius, 1925, § 37; comp. Aelian, Varia Historia, iv. 19.
  9. Filonik, 2013

Literatura

  • Cuvier, Georges (1830). "Lecture Ninth - Theophrastus". Baron Cuvier's Lectures on the History of the Natural Sciences (në anglisht). Vëll. 9. Edinburgh New Philosophical Journal. fq. 76–83.
  • Dorandi, Tiziano (1999). "Chapter 2: Chronology". përmbledhur nga Algra, Keimpe (red.). The Cambridge History of Hellenistic Philosophy (në anglisht). Cambridge: Cambridge University Press. fq. 52–53. ISBN 9780521250283.
  • Dwyer, Eugene (shtator 1993). "André Thevet and Fulvio Orsini: The Beginnings of the Modern Tradition of Classical Portrait Iconography". The Art Bulletin (në anglisht). 75: 467–480. doi:10.2307/3045969. JSTOR 3045969.
  • "Theophrastus". Encyclopedia of classical philosophy. Greenwood. 1997. p. 552.
  • Filonik, Jakub (2013). "Athenian impiety trials: a reappraisal". Dike (në anglisht). 16: 73–74. doi:10.13130/1128-8221/4290. ISSN 1128-8221. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2024. Marrë më 9 qershor 2020.
  • Gould, Josiah B. (1970). The Philosophy of Chrysippus: Peasants, Provincials, and Folklore in the 1937 Paris World's Fair (në anglisht). Suny Press. fq. 24. ISBN 978-0-87395-064-0.
  • Gould, Josiah (1970b). The Philosophy of Chrysippus - Two Traditional Characterizations (në anglisht). Brill Archive. fq. 25.
  • Grene, Marjorie; Depew, David (2004). The philosophy of biology: an episodic history (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 11. ISBN 978-0-521-64380-1.
  • Healy, John F. (1999). Pliny the Elder on Science and Technology (në anglisht). Oxford University Press. fq. 17–7.
  • Lang, Sidney B. (August 2005), "Pyroelectricity: From Ancient Curiosity to Modern Imaging Tool", Physics Today, 58 (8): 31–36, doi:10.1063/1.2062916
  • Long, George, ed. (1842). "Theophrastus". Penny cyclopaedia of the Society for the Diffusion of Useful Knowledge. 24. pp. 332–334.CS1 maint: (link)
  • Orsini, Fulvio (1569). Imagines et elogia virorum illustrium (në italisht). Rome.
  • Theophrastus (1956) [315 BC]. Theophrastus On Stones: Introduction, Greek text, English translation, and Commentary (PDF) (në anglisht). Columbus, Ohio: Ohio State University. fq. 238.
  • Theophrastus (janar 1956). Theophrastus on stones (në anglisht). Ohio State University.
  • Theophrastus (1916). Theophrastus: Enquiry into Plants (në anglisht). Vëll. 1. New York: Loeb Classical Library/G.P. Putnam's Sons. Book I–V.
  • Walton, S. A. (tetor 2001). "Theophrastus on Lyngurium: medieval and early modern lore from the classical lapidary tradition". Annals of Science (në anglisht). 58: 357–379. doi:10.1080/000337900110041371. PMID 11724065.
  • Baltussen, H. 2016. The Peripatetics: Aristotle’s Heirs 322 BCE–200 CE. London: Routledge.
  • Fortenbaugh, W. W., and D. Gutas, eds. 1992. Theophrastus: His Psychological, Doxographical and Scientific Writings. Rutgers University Studies in Classical Humanities 5. New Brunswick, NJ, and London: Transaction Books.
  • Mejer, J. 1998. "A Life in Fragments: The Vita Theophrasti." In Theophrastus: Reappraising the Sources. Edited by J. van Ophuijsen and M. van Raalte, 1–28. Rutgers University Studies in Classical Humanities 8. New Brunswick, NJ, and London: Transaction Books.
  • Pertsinidis, S. 2018. Theophrastus’ Characters: A new introduction. London: Routledge.
  • Van Raalte, M. 1993. Theophrastus’ Metaphysics. Leiden, The Netherlands: E.J. Brill.