Teorema e Ehrenfestit, e emëruar pas Paul Ehrenfest, jep lidhjen midis derivatit kohor të vlerës mesatare për një operator mekaniko-kuantik me komutatorin e atij operatori me Hamiltonianin e sistemit. Ajo është:
![{\displaystyle {\frac {d}{dt}}\langle A\rangle ={\frac {1}{i\hbar }}\langle [A,H]\rangle +\left\langle {\frac {\partial A}{\partial t}}\right\rangle }](./_assets_/eb734a37dd21ce173a46342d1cc64c92/4b5f67643fee01a0f8dd8e23091b062a2cb574f3.svg)
Ku A është një operator në MK dhe
është vlera mesatare. Teorema e Ehrenfestit është diçka që pritet në teorinë e Heisenbergut të mekanikës kuantike, ku ajo është thjesht vlera mesatare e ekuacionit të lëvizjes së Heisenbergut.
Teorema e Ehrenfestit është e lidhur ngushtë me teoremën e Liouville-it nga mekanika e Hamiltonit, e cila përfshin kllapat e Poisson-it (parentezat e Puasonit) në vend të komutatorit. Në fakt, është si rregull i përgjithshëm që një teoremë në mekanikën kuantike e cila përmban një komutator, mund të kthehet në një teoremë në mekanikën klasike duke e ndërruar komutatorin me kllapat e Poisson-it dhe duke e shumëzuar me
.
Derivimi
Supozoni se kemi një sistem në një gjendje kuantike
. Nëqoftëse duam të dimë derivatin kohor të çastit për vlerën mesatare të A, pra, nga përcaktimi:


ku po integrojmë mbi të gjithë hapësirën. Shpesh (por jo gjithmonë) operatori A është i pavarur nga koha, kështu që derivati i tij është zero dhe ne mund ta neglizhojmë termin e mesit. Po të aplikojmë ekuacionin e Schrödinger-it, gjejmë se:

dhe
[1]
Vini re që
sepse Hamiltoniani është hermitian. Duke e vendosur këtë në ekuacionin e mësipërm kemi:
![{\displaystyle {\frac {d}{dt}}\langle A\rangle ={\frac {1}{i\hbar }}\int \Phi ^{*}(AH-HA)\Phi ~dx^{3}+\left\langle {\frac {\partial A}{\partial t}}\right\rangle ={\frac {1}{i\hbar }}\langle [A,H]\rangle +\left\langle {\frac {\partial A}{\partial t}}\right\rangle .}](./_assets_/eb734a37dd21ce173a46342d1cc64c92/9ae406dfd41742a9746bc51256667453ef508307.svg)
Shembull i përgjithshëm
Për një shembull të përgjithshëm të një thërrmije masive që lëviz në një potencial, Hamiltoniani është thjesht:

ku x është thjesht pozicioni i thërrmijës. Supozoni se duam të dimë ndryshimin e çastit të momentit p. Duke përdorur teoremën e Ehrenfestit, kemi:
![{\displaystyle {\frac {d}{dt}}\langle p\rangle ={\frac {1}{i\hbar }}\langle [p,H]\rangle +\left\langle {\frac {\partial p}{\partial t}}\right\rangle ={\frac {1}{i\hbar }}\langle [p,V(x,t)]\rangle }](./_assets_/eb734a37dd21ce173a46342d1cc64c92/50f5a8e13e636d093822b1014d6524e12c506c31.svg)
meqenëse p komuton me vetveten dhe meqenëse kur paraqitet në hapësirën koordinative, operatori i momentit
atëherë
. Gjithashtu:

Pasi zbatojmë rregullin e prodhimit, marrim:

të cilin e njohim menjëherë si ligjin e dytë të Njutonit. Kjo është një shembull i parimit të korrespondencës, rezultati shfaqet si ligji i dytë i Njutonit në rastin kur ka shumë thërrmija saqë lëvizja totale e trupit jepet nga vlera mesatare e një thërrmije të vetme.