Themudi
Themudi (Arabisht: ثـمـود Thamud) ishin popuj të lashtë të cilët kanë jetuar në Hexhaz.
Populli i Themudit ka jetuar në veri të gadishullit. Ata kanë jetuar para shumë kohë më parë, poashtu kanë jetuar para Ibrahimit. Paraardhësit e këtij populli ishin Iremi dhe Arsi. Ali ibn el-Athir i përmend Themudin në librin e tij Historia e kompletuar. Si Adin, Kurani e përmend edhe popullin e Themudit në suren A`raf. Në këto ajete, Themudi paralajmërohen nga shkatërrimi i popullit Ad. Nuk dihet se çfarë nacionaliteti ka pasur Themudi, por sipas historianit helenë Diodorus Siculus, ata kanë qenë arab.[1]
Abdullah ibn Omer dhe Ibën Kethiri ka thënë se këta njerëz e kanë quajtur rajonin e Themudit si el-Hixhr. Sipas disa burimeve arabe, populli i Themudit kanë qenë fisi i Banu Thakif të cilët kanë banuar në qytetin e Taifit në jug të Mekës.[2][3][4]