Thimi Thoma Kreji

Thimi Thoma Kreji ( Lindur më: 1842, Krushevë -1931 në Kajro) ishte një figurë e shquar e Rilindjes Shqiptare.

Veprimtaria

Kreji, bashkë me Thimi Mitkon dhe të përkrahur edhe nga patriotë të tjerë, u angazhuan të formojnë një shoqëri me emrin Bashkimi i vërtetë i atdhetarëve shqiptarë, që do të kishte organin Besa. Në maj të vitit 1882 në Egjipt formohet shoqëria e përkrahur nga të gjithë të mërguarit kudo që jetonin në Egjipt, që do të quhet “Vëllazëria Shqiptare”, e cila për qëllim kryesor do të ketë ruajtjen e gjuhës dhe të traditave kombëtare shqiptare. Aty Thimi Kreji do të zgjidhet sekretar i kryesisë së Shoqërisë për Shibin el Kom.[1]

Referime

  1. ↑ "DR.AVZI MUSTAFA: THIMI THOMA KREJI – NJË VEPRIMTAR I RILINDJES KOMBËTARE NGA KRUSHEVA". pashtriku.org. 27 maj 2013.