Todd McFarlane

Todd McFarlane *lindur më 16 mars 1961) është vizatues stripi kanadez-amerikan. I njohur për stripin Spawn, McFarlane është edhe një nga themeluesit e Image Comics, ai ka punuar po ashtu edhe te Marvel dhe DC Comics.
Jeta e hershme
Todd McFarlane lindi në 16 Mara, 1961 në Calgary, Alberta, Kanada. Prindërit e tij janë Bob dhe Sherli McFarlane. Ai është i dyti nga tre djemtë, fakt të cilin McFarlane i atribuon dëshirën e tij për konkurrencë. Bob ka punuar në biznesin e printimit, duke gjetur punë ku të mundte dhe si rezultat, familja McFarlane ka jetuar në 30 vende të ndryshme nga Alberta në Kaliforni.
McFarlane filloi vizatimin si një hobi në një moshë të re dhe zhvilloi një interes në librat komik duke patur sa më shumë prej tyre dhe duke mësuar vizatimin prej tyre. Ai ishte një fans i shkrimtarëve dhe artistëve komik si John Bryne, Jack Kirby, Frank Miller dhe George Perez si dhe shkrimit të Alan Moore. McFarlane krijoi karakterin Spaën kur ishte 16 duke shpenzuar "orë të tëra" në perfeksionimin e paraqitjes të cdo aspekti të dizajnit vizual të karakterit.
Menjëherë pas gjimnazit, McFarlane morri pjesë në një konkurs bejsbollinë Universitetin e Gonzagës. Ai nuk arriti të merrte një vend përshkak se nuk ishte një gjuajtës i mirë dhe nuk mundte të përballonte koston ekonomike të Gonzagas, prandaj ai shkoi në Kolegjin komunitar Spokane Falls.
Bibliografia
- Spawn
- Hulk
- The Amazing Spider-Man (Spider-Man)
- Batman
- Coyote
Lidhje të jashtme
- Biografia dhe veprat te spawn.com Arkivuar 9 prill 2007 tek Wayback Machine (në anglisht)