Todi Llupi
Todi Llupi aktor shqiptar[1]. Lindi në Fier më 1 mars 1948, ka marë pjesë në filmat Ardhur nga ëndrrat, Pesha e kohës, Amnistia dhe Para perëndimit të diellit. [2][3] Që nga viti 1971 punoi si aktor[4][5] profesionist në Estradën e Fierit, ku ka realizuar shumë role në komedi të plota apo me një akt, në skeçe, parodi, kuplete, monologe, pantomime, dialoge, etj. Aktrimi i tij spikati për ngjyrat popullore, përdorimin e dialektit dhe zhargonit të Shqipërisë së Mesme, Fierit, për tipat dhe karakteret që vijnë nga shtresat kryesisht fshatare e të ulëta. Ishte një nga kupletistët dhe parodistët e hijshëm të Estradës, me një zë të bukur, tenor, timber tej të fortë e të pastër. Todi është bërë i njohur posaçërisht në një nga interpretimet e tij me të spikatura, atë në parodinë "Do martojmë Malon" (1982). Në vitin 1989, Todi Llupi merr titullin “Artist i merituar”. U nda nga jeta më 14 korrik 2026[6][7][8] .
External Links
Referime
- ↑ https://gazetadita.al/ndahet-nga-jeta-ikona-e-humorit-shqiptar-todi-llupi/
- ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2019. Marrë më 20 shkurt 2021.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ↑ https://www.imdb.com/title/tt1815586/fullcredits/?ref_=tt_ov_st_sm
- ↑ https://telegraf.al/aktualitet/armando-subashi-ndahet-nga-jeta-ikona-e-humorit-shqiptar-todi-llupi/
- ↑ https://www.radiokosovaelire.com/flet-artisti-merituar-todi-llupi-ne-shtepi-kam-ende-veprat-e-enverit-ne-kohen-e-tij-dolen-artiste-sot/
- ↑ https://www.gazetatema.net/kulture/u-mbajten-homazhe-per-ikonen-e-humorit-todi-llupi-i573941/
- ↑ https://publik.al/arti-shqiptar-ne-zi-ndahet-nga-jeta-ikona-e-humorit-todi-llupi/
- ↑ https://www.panorama.com.al/kinemaja-shqiptare-ne-zi-shuhet-aktori-i-humorit-todi-llupi-nga-dasma-e-malos-te-pesha-e-kohes/
- Biografi shqiptare
- Aktorë shqiptarë
- Fier
- Lindje 1948
- Vdekje 2026