Trepça e Vjetër
Trepça e Vjetër vendbanim autokton shqiptar 2-3 km larg kolonisë turke. Vendbanim i madh për kohën që numronte 200 shtëpi dhe një kishë të ritit katolik ndër më të mëdhatë në rajon. Banorët e fshatit e siguronin ekzistencën duke punuar në minjerë. Pas pushtimit osman të gjitha xeheroret kaluan në pronësi të perandorisë. Kjo ndikoi që pas një kohe të braktisin fshatin i cili u tkurr në 40 shtëpi.