Triviumi

Triviumi është ndarja më e ulët e shtatë arteve liberale dhe përfshin gramatikën, logjikën dhe retorikën .[1]

Triviumi është një shprehje e cila për herë të parë është paraqitur në veprën me titull De nuptiis Philologiae et Mercurii ("Mbi martesën e Filologjisë dhe Merkurit") shkruar nga Martianus Capella, por që termi nuk vazhdoi të përdoret deri në Rilindjen Karolingiane, kur termi në fjalë u ripërdor në një kuptim të kuadratit të mëparshëm.[2] Gramatika, logjika dhe retorika ishin programe themelore për një edukim dhe arsimim klasik, siç shpjegohet edhe në dialogët e Platonit. Gjatë Mesjetës tre lëndët së bashku u shënjuan me fjalën trivium por tradita dhe baza e praktikës së mësimdhënies së tyre u vendos në Greqinë antike. Përsëritjet bashkëkohore kanë marrë forma të ndryshme, përfshirë ato që gjenden në universitete të caktuara britanike dhe amerikane (disa duke qenë pjesë e lëvizjes së arsimit klasik).[3]

Etimologjia

Etimologjikisht, fjala latine trivium do të thotë "vendi ku takohen tre rrugë" (tri + via); pra, lëndët e triviumit janë themeli i kuatriviumit, ndarja e mësipërme e kurrikulës së arsimit mesjetarartet liberale, i cili përfshinte aritmetikën (numrat si koncepte abstrakte), gjeometrinë (numrat në hapësirë), muzikën (numrat në kohë), dhe astronominë (numrat në hapësirë dhe kohë). Nga ana arsimore, triviumi dhe kuatriviumi i përcollën studentit shtatë artet liberale të antikitetit klasik .[1]

Përshkrimi

Gramatika i mëson nxënësit dhe/ose studentit mekanikën e gjuhës. Ky është hapi kur studenti duke përcaktuar objektet "arrin të kuptojë", informacionin e perceptuar nga pesë shqisat. Prandaj, edhe Ligji i Identitetit : një pemë është një pemë, dhe jo një mace .

Logjika (gjithashtu dialektika) është "mekanika" e mendimit dhe e analizës, procesi i identifikimit të argumenteve dhe deklaratave të gabuara dhe kështu edhe largimi sistematik i kontradiktave, duke prodhuar kështu njohuri faktike që mund të besohen.

Retorika është zbatimi i gjuhës në mënyrë që të udhëzojë dhe të bindë dëgjuesin dhe lexuesin. Ajo është njohuri gjuhësore (gramatikore) e cila këtu kuptohet logjikisht dhe që si rezultat transmetohet jashtë si mençuri oratorike (retorikë).

Motra Miriam Joseph, në veprën me titull The Trivium: The Liberal Arts of Logic, Grammar and Rhetoric (2002), e përshkroi triviumin në këtë mënyrë:

Gramatika është arti i shpikjes së simboleve dhe i ndërthurjes së tyre për të shprehur mendimin; logjika është arti i të menduarit; dhe retorika është arti i komunikimit të mendimit nga një mendje te tjetri, përshtatja e gjuhës në rrethana.

. . .

Gramatika merret me çështjet ashtu siç-janë-simbolizuar. Logjika merret me çështjet ashtu siç-janë-njohur. Retorika merret me çështjet ashtu siç-janë-komunikuar.[4]

John Ayto në veprën me titull Dictionary of Word Origins (1990) shkroi mes tjerash se studimi i triviumit (gramatika, logjika dhe retorika) ishte përgatitje e domosdoshme për studimin e kuatriviumit (aritmetika, gjeometria, muzika dhe astronomia). Për studentin mesjetar, triviumi ishte fillimi programor kurrikular i përvetësimit të shtatë shtatë arteve liberale; dhe si i tillë, ai ishte programi kryesor studimor universitar. Fjala e cila përdoret shpesh "triviale" e parëndësishme lindi nga kontrasti me rastin e krahasimit midis triviumit më të thjeshtë dhe kuatriviumit më të vështirë.[5]

Shih edhe

Referime

  1. 1 2 Onions, C.T., red. (1991). The Oxford Dictionary of English Etymology (në anglisht). fq. 944.
  2. Marrou, Henri-Irénée (1969). "Les arts libéraux dans l'Antiquité classique". pp. 6–27 in Arts libéraux et philosophie au Moyen Âge. Paris: Vrin; Montréal: Institut d'études médiévales). pp. 18–19.
  3. See http://www.martinrobinson.net/writing.html Arkivuar 22 shtator 2022 tek Wayback Machine. Each of these iterations was discussed in a conference at King's College London on the future of the liberal arts at schools and universities; see http://www.kcl.ac.uk/artshums/depts/liberal/conference.aspx Arkivuar 25 maj 2016 tek Wayback Machine and http://www.boarding.org.uk/media/news/article/2352/Oundle-School-Improving-Intellectual-Challenge Arkivuar 15 gusht 2020 tek Wayback Machine
  4. Joseph, Sister Miriam (2002). "1, The Liberal Arts". The Trivium: The Liberal Arts of Logic, Grammar, and Rhetoric (në anglisht). Paul Dry Books. fq. 3, 9.
  5. Ayto, John (1990). Dictionary of Word Origins (në anglisht). University of Texas Press. fq. 542. ISBN 1-55970-214-1.

Literatura

  • McLuhan, Marshall (2006). The Classical Trivium: The Place of Thomas Nashe in the Learning of His Time. (McLuhan's 1942 doctoral dissertation.) Gingko Press.  ISBN 1-58423-067-3.
  • Michell, John, Rachel Holley, Earl Fontainelle, Adina Arvatu, Andrew Aberdein, Octavia Wynne, and Gregory Beabout. "Trivium: The Classical Liberal Arts of Grammar, Logic, & Rhetoric. New York: Bloomsbury, 2016. Print. Wooden Books".
  • Robinson, Martin (2013). Trivium 21c: Preparing Young People for the Future with Lessons from the Past. London: Independent Thinking Press.  ISBN 978-178135054-6.
  • Sayers, Dorothy L. (1947). "The Lost Tools of Learning". Essay presented at Oxford University.
  • Winterer, Caroline (2002). The Culture of Classicism: Ancient Greece and Rome in American Intellectual Life, 1780–1910. Baltimore: Johns Hopkins University Press.