Twenty One Pilots

Twenty One Pilots
Dun dhe Joseph duke performuar në Southside Festival, Gjermani, 2022
Dun dhe Joseph duke performuar në Southside Festival, Gjermani, 2022
Informata themelore
PrejardhjaColumbus, Ohio, SHBA
Zhanret
  • Roku alternativ
  • elektropopi
  • hip-hopi alternativ
  • pop rap
  • indie pop
  • pop rock
Diskografia
  • Albumet dhe teket
  • këngët
Vitet aktive2009–aktualisht
Labeli
  • Fueled by Ramen
  • Elektra
  • Atlantic
Anëtar/ët
  • Tyler Joseph
  • Josh Dun
Anëtarët e kaluar
  • Chris Salih
  • Nick Thomas
Uebfaqjatwentyonepilots.com

Twenty One Pilots[a] është një dyshe muzikore amerikane nga Columbus, Ohio. Me fillet e veta si bend, grupi u formua në 2009 nga kryevokalisti Tyler Joseph bashkë me Nick Thomas dhe Chris Salih, që e lanë bendin në 2011. Që prej largimit të tyre, renditja përbëhet prej Joseph-it dhe bateristit Josh Dun. Dyshja njihet më së miri për teket e tyre "Stressed Out", "Ride", dhe "Heathens", që të gjitha korrën sukses komercial gjatë 2015 dhe 2016. Dyshja fitoi një Çmim Grammy për Performancën më të Mirë Pop nga një Dyshe/Grup për këngën "Stressed Out" në edicionin e tyre të 59-të.

Ata i publikuan vetë dy albume, Twenty One Pilots (2009) dhe Regional at Best (2011), para se të lidhnin kontratë me agjensinë muzikore Fueled by Ramen në 2012. Në 2013 doli në shitje Vessel, albumi i dytë në histori ku secila këngë fitoi së paku një çertifikim të artë, duke e bërë Twenty One Pilots të parin dhe të vetmin bend që ka parë secilën këngë në dy albume të fitojë çmime të arta apo platini.[2]

Dyshja arriti sukses tejet të madh me albumin e katërt, Blurryface (2015), që solli këngët "Stressed Out" dhe "Ride" dhe u bë albumi i parë në të cilin secila këngë fitoi të paktën një çertifikim të artë nga Shoqata e Industrisë Diskografike të Amerikës.[3][4] Publikimi i këngës së tyre "Heathens", për filmin Suicide Squad, i bëri grupin e parë të zhanrit alternativ të kenë dy hite muzikore njëkohësisht në top pesëshen e Top 100-shes së Billboard-it, dhe akti i tretë rok që e bëri këtë, duke iu bashkuar the Beatles dhe Elvis Presleyt.[5]

Dyshja lëshoi katër albume tjera nga studioja, Trench (2018), Scaled and Icy (2021), dhe Clancy (2024), dhe Breach (2025). Ata kanë grumbulluar edhe dhjetë këngë numër njëshe në top listën Alternative Airplay të revistës Billboard.[6]

Shënime

  1. Stilizuar me krejt shkronja të vogla si twenty one pilots, twenty øne piløts ose twenty | one | pilots, dhe shkurtuar ngjashëm (tøp ose TØP)[1]

Referime

  1. Thomas, Fred. "Twenty One Pilots | Biography". AllMusic (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më qershor 30, 2015. Marrë më korrik 4, 2015.
  2. McIntyre, Hugh (korrik 18, 2019). "Twenty One Pilots Are The First Band To See Every Song On Two Albums Earn Gold Or Platinum Awards". Forbes (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më mars 26, 2023. Marrë më mars 7, 2024.
  3. Payne, Chris (mars 1, 2018). "Twenty One Pilots' 'Blurryface' Becomes First Album With Every Song RIAA-Certified Gold". Billboard (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më nëntor 20, 2020. Marrë më mars 1, 2018.
  4. "Twenty One Pilots' 'Blurryface' Earns Unrivaled Gold & Platinum Achievement: First Album In Digital Era With Every Song RIAA Certified". Recording Industry Association of America (në anglisht). mars 1, 2018. Arkivuar nga origjinali më dhjetor 28, 2020. Marrë më mars 1, 2018.
  5. McIntyre, Hugh (gusht 31, 2016). "Twenty One Pilots Match A Charting Feat That Only The Beatles And Elvis Have Managed". Forbes (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më nëntor 29, 2020. Marrë më maj 25, 2020.
  6. Greenwood, Koltan (maj 6, 2020). "Twenty One Pilots are the first to achieve this chart feat in two years". Alternative Press (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më prill 1, 2022. Marrë më mars 7, 2024.