Umedalen skulpturpark

63°50′53″N 20°10′08″E / 63.847933°N 20.168753°E / 63.847933; 20.168753

Out nga Charlotte Gyllenhammar

Parku i skulpturave Umedalen (suedisht: Umedalen skulpturpark) është një ekspozitë arti dhe një park skulpturash në Umeå të Suedisë.

Historia

Një ekspozitë arti u organizua në Umedalen për herë të parë në vitin 1994 dhe tani është një ekspozitë e përhershme në një park skulpturash në ish-spitalin psikiatrik të Umedalenit. [1]

Kompania Balticgruppen (Grupi Baltik), së bashku me Galerinë e Arteve Galleri Sandström Andersson, në vitin 1987 bleu ish-spitalin psikiatrik të mbyllur në Umedalen, i cili përfshinte rreth 20 shtëpi guri në një park, nga Këshilli i Qarkut Västerbotten. Një galeri e madhe arti u ndërtua rreth ndërtesave historike që fillimisht përdoreshin si spital.[2] Grupi Baltik bleu 44 skulptura, të cilat tani gjenden në ekspozitën e përhershme në parkun skulpturor.[1]

Skulpturat e ekspozuara

  • Pa titull (Untitled), 2001, granit, nga Bård Breivik
  • Black, Grey, Broken Sky and Palest Blue, 2010, pllaka qeramike dhe çelik, nga Astrid Sylwan
  • Forest Hill, 1997, tuba plastikë, beton, nga Buky Schwartz
  • The most lonesome story ever told, 1998, nga Jonas Kjellgren
  • Heart of trees, 2007, bronz dhe pemë, nga Jaume Plensa
  • Nosotros, 2008, çelik i lyer, nga Jaume Plensa
  • Emergency station (Räddningsplats), 2008, tekstil, bar, fara luledielli, nga Gunilla Samberg
  • Pa titull (Untitled), 1998, bronz i lyer, nga Roland Persson
  • Hardback, 2000, beton, nga Nina Saunders
  • Mor och Barn (Nënë e fëmijë), 1958, bronz, nga David Wretling
  • Still Running, 1990-93, gizë, nga Antony Gormley
  • Another Time VIII, 2007, gizë, nga Antony Gormley
  • Pillar of light, 1991, gur ranor, nga Anish Kapoor
  • 55 meter long double-line of double-boulders, 1997, gurë të mëdhenj, nga Richard Nonas
  • Vegetation Room VII, 2000, panele rrëshire dhe pluhuri bronzi, nga Cristina Iglesias
  • Pa titull (Untitled), 1994, vaska të galvanizuara, nga Carina Gunnars
  • Arch, 1995, granit, nga Claes Hake
  • Eye Benches II, 1996–97, granit i zi nga Zimbabveja, nga Louise Bourgeois
  • Social Meeting, 1997, ski druri, nga Raffael Rheinsberg
  • Pa titull (Untitled), 1998, bronz i lyer, nga Roland Persson
  • She leaves the lights on and forgets the room, 1998, çelik dhe porcelan sanitar, nga Meta Isaeus-Berlin
  • Stevensson (Early Forms), 1999, bronz, nga Tony Cragg
  • Alliansring (Unazë martese), 2000, bronz, nga Anna Renström
  • Skogsdunge (Korije pylli), 2002, shtylla flamuri, nga Kari Cavén
  • Pa titull (Untitled), 2002, çelik inoks, nga Anne-Karin Furunes
  • Homestead, 2004, dru, beton, nga Clay Ketter
  • Dysfunctional Outdoor Gym, 2004, dru, metal dhe litarë, nga Torgny Nilsson
  • Den sjuka flickan (Vajza e sëmurë), 2004, çelik, nga Jacob Dahlgren
  • Flip, 2006, çelik i lyer, nga Mats Bergquist
  • Tillåtet (E lejuar), 1990-2006, vinil dhe alumin, nga Mikael Richter
  • Concrete and leaves, 1996, beton, nga Mirosław Bałka
  • Koma-Amok, 1997, çelik, nga Bigert & Bergström
  • Umea Prototype, 1999-2000, çelik corten me pemë mështekne të bardhë, nga Serge Spitzer
  • Trajan's Shadow, 2001, bronz, bojë vaji, çelik, nga Sean Henry
  • Beam Walk, 1996, çelik, nga Cristos Gianakos
  • Out, 2004, bronz, nga Charlotte Gyllenhammar
  • Kastenhaus 1166, 2000, metal, dru, PVC, nga Winter & Hörbelt

Galeria

Referime

  1. 1 2 Faqja e internetit e Umedalen skulpturpark Arkivuar 12 qershor 2010 tek Wayback Machine, marrë më 4 maj 2014
  2. ↑ 2014 Capital of Culture: highlights of Umeå, Sweden, Telegraph, marrë më 6 maj 2014

Lidhje të jashtme