Ura

Urat në Amsterdam, Holandë.

Ura është një vepër ndërtimore që shërben për të kapërcyer një pengesë natyrore ose artificiale (lumë, luginë, kanal, rrugë, hekurudhë etj.), duke siguruar kalimin e njerëzve, mjeteve ose infrastrukturës (p.sh. ujësjellës, tubacione, kabllo).[1]

Në kuptimin strukturor, ura përbëhet nga një mbistrukturë (tabani/mbajtësja e kalimit) dhe një nënstrukturë (mbështetjet dhe themelet), të cilat transferojnë ngarkesat në tokë. Projektimi i urave udhëhiqet nga kërkesa për siguri, shërbimshmëri dhe qëndrueshmëri gjatë jetës së shfrytëzimit, përfshirë veprime të trafikut, temperaturës, erës dhe tërmeteve.

Urat e para të ndërtuara kanë qenë urat natyrore dhe pastaj ato nga dora e njeriut të ndëruara nga druri. Ura e parë e zinxhirit të hekurit është ndërtuar në Kinë diku rret viti 65 afër qytetit King-tung-fu në provincën Ynnan. Ndërsa në vitin 610, Li Chun ka ndërtuar mbi lumin Chiao-Shui në jug të provincës Hopei një urë segmet-harkore me një gjatësi prej 37,5 metrave. Marko Polo në përmendë 12 ura të tilla dhe një numër të madhë të kanaleve. Ndërtimtarët arabë dhe persë i vlersonin lartë urat harkore të Lugou Qiao n afërsi të Pekinit të cilat janë të mrëmbajtura edhe tani (2005)

Urat natyrore

Urat natyrore janë dukuri natyrore të cilat në faktë kryejn funksionin e urave të ndërtuara nga njerzit.

Llojet sipas materiali

  • Ura e drurit
  • Ura e gurit
  • Ura e telit
  • Ura e betonit
  • Ura e çelikut
  • Ura me materiale të kombinuara

Urat më të njohura

  • Ura e Bosforit - Turqi
  • Ura e Tabakut - Kosovë
  • Ura e Terezive - Kosovë
  • Akashi-Kaikyo - Japoni, 1.9 km.
  • Brooklyn Bridge - ShBA.
  • Confederation Bridge - Kanadë.
  • Golden Gate Bridge - ShBA
  • Ironbridge - Angli, ura e parë e hekurit.
  • Mackinac Bridge - ShBA
  • Millau Viaduct - Francë
  • Oresund Bridge - Danimarkë-Suedi
  • Québec Bridge - Kanadë
  • San Francisco-Oakland Bay Bridge - ShBA
  • Tacoma Narrows Bridge - ShBA
  • Tower Bridge - Londër, Angli
  • Ura e Trajanit - Rumani, ura romake mbi Danub
  • Ura Vasco da Gama - Portugal, 17.2 km.
  • Ura e Ujvarës Viktoria - Zimbabve-Zambi

Shiko edhe

Referime

  1. "SSH EN 1990:2002/A1:2005/AC:2010/AK:2022". dps.gov.al. Marrë më 2026-03-05.