Ura e Panamit
| Ura e Panamit | |
|---|---|
![]() | |
| Technical details | |
| Material | Tulla |
Ura e Panamit është një strukturë e ndërtuar me tulla në Periudhën Mogule. Ajo është njdërtuar në Kanalin Pankhiraxh në anën lindore të Habibpurit në zonën e Sonargaonit të distriktit të Narajanganxhit. Fillimisht, ajo u quajt Kompani Ke Ganxh Ka Pul ose Ura e kompani ganxhit.[1]
Vendndodhja
Ura e Panamit është ndërtuar në kanalin e Pankhiraxhit në rrugën puka që lidh Kompaniganxhin dhe zonën Bari-Maxhlis në anën lindore të Habibpurit nën upazilën e Sonargaonit. Ura u ndërtua në shekullin e XVII në rrugën me baltë që lidh zonën e Haxhiganxhit me zonën e Pazarit të Baidjas.[1]
Historia dhe përshkrimi

Panam Nagari ose Qyteti Panam është një nga qytetet e lashta nën upazilën e Sonargaonit në distriktin e Narajanganxhit. Ajo gjendet dy kilometra e gjysmë në veri të pikës Mograpara në autostradën Dhaka-Chittagong.

Pasi u vu nën sundimin e drejtpërdrejtë të Perandorisë Moghule, në qytetet e Sonargaonit dhe Panam Nagarit mogulët ndërtuan një numër rrugësh dhe urash në një formë të re. Periudha Mogule ishte domethënëse për çdo pjesë të Nënkontinentit. Gjatë kësaj periudhe u kryen disa punime zhvillimore dhe struktura. Panam Nagari nuk bënë përjashtim. Ndoshta Ura e Panamit është ndërtuar në atë periudhë.
Në zonën e Sonargaonit mjaft struktura mogule kanë mbetur të padëmtuara, duke përfshirë edhe tre ura. Këto janë Ura e Panamit, Ura e Dalalpurit dhe Ura e Panam Nagarit.[2] Megjithëse nuk ka mbishkrim autentik në lidhje me kohën e ndërtimit të urës, historianët bien dakord se ajo u ndërtua në Periudhën Mogule, d.mth., në shekullin e XVII. Ura me tre harqe është 173 ft (53 m) e gjatë dhe 14 ft (4.3 m) e gjerë. Struktura e lartë e urës është organizuar në një formë qarkore. Harku i mesit të urës është më i lart dhe i gjerë se dy të tjerët. Si pasojë, anijet mund të kalojnë poshtë urës.[1] Ura akoma akoma në përdorim.[3]
Galeri Pamjesh |
|---|
|
|
Shiko gjithashtu
Referime
- 1 2 3 Muazzam Hussain Khan (2012). "Panam Bridge". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ↑ Muazzam Hussain Khan (2012). "Panamnagar Bridge". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ↑ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
.jpg)

.jpg)

.jpg)