Ura e gurit (Shkup)
.jpg)
Ura e gurit është një urë mbi lumin Vardar në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Ura konsiderohet si simbol i Shkupit dhe është elementi kryesor i stemës të qytetit, dhe në flamurin e qytetit të Shkupit[1]. Ura e Gurit lidh Sheshin Maqedonia, në qendër të Shkupit, me Çarshinë e Vjetër[2].
Arkitektura
Ura e Gurit është ndërtuar me blloqe guri dhe i mbështetur nga shtylla të forta që janë të lidhura me 12 harqe gjysmërrethor. Ura është 214 m e gjatë dhe 6 m e gjerë. Vendroja së fundi është rikonstruktuar[3].
Historia
Ura e Gurit aktuale është ndërtuar mbi themelet romake, me mbeshtetjen e Sulltan Mehmetit II, pushtues ndërmjet viteve 1451 - 1469[4][5][6]. Gjatë shekujve, Ura e Gurit është dëmtuar shpesh dhe pastaj edhe riparuar. Ka dëshmi historike se ajo pësoi një herë gjatë tërmetit të madh të vitit 1555 i cili e dëmtoi rëndë ose i shkatërroj katër shtylla. Rinovimet janë kryer në të njëjtin vit. Në vitin 1944, në urë ishin vendosur eksplozivë nga nazistët. Kur Shkupi u çlirua, aktivizimi i eksplozivëve u pengua dhe ura i shpëtoj shkatërrimit. Rikonstruksioni i fundit i urës filloi në vitin 1994. Kulla e Rojës në formë si një mihrab është rikonstruktuar në vitin 2008.
Galeria
Ura e gurit në vitin 1909
Mbishkrim në urë- Ura e gurit ë mbrëmje
- Pamje nga maja
- Pamje anësore
Referime
- ↑ Portali zyrtar i Qytetit të Shkupit: City symbols Arkivuar 29 shtator 2014 tek Wayback Machine. – Retrieved on 13 May 2009.
- ↑ "Stone bridge, Skopje, Macedonia". Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2011. Marrë më 9 shtator 2015.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Kameniot Most na Vardar, Skopje". Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2017. Marrë më 9 shtator 2015.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Macedonia, Bradt Travel Guid, Thammy Evans, Bradt Travel Guides, 2010, ISBN 1-84162-297-4, p. 139.
- ↑ Skopje In Your Pocket 2006-2007, Sco, Jeroen van Marle, In Your Pocket, p. 27.
- ↑ Macedonia, Jovan Popovski, Turistička štampa, 1969, p. 66.