Uran Kostreci
Uran Kostreci (Sarandë, 29 janar 1938 - Tiranë, 12 korrik 2021) ka qenë i përndjekur politik nga regjimi komunist si dhe poet shqiptar. Autor i disa përmbledhjeve poetike, mes të cilave Epopeja e karkalecave të cilën e shkroi në burgun e Burrelit, prej ku dhe e arriti ta nxirrte. Pas ndryshimeve politike në fillim të viteve '90 u zgjodh kryetar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan.[1]
Referime
- ↑ Hudhri, Bujar (21 shtator 2021). "Si e botova para 30 vjetësh gazetën e pavarur "Fjala e lirë"". exlibris.al.
Kategoritë:
- Lindje 1938
- Vdekje 2021
- Të burgosur dhe të përndjekur në komunizëm
- Poetë shqiptarë të shekullit 20
- Njerëz nga Saranda
- Poetë shqiptarë të shekullit 21