Urithi

Urithi
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Soricomorpha
Familja:
in part
Genera

12 genera

LlojiUrithi evropian
Talpa euopaea (L.)
Perimetri i kokës115 deri 160 mm
Bishti23 deri 38 mm
Pesha65 dei 120 g
Pjellëshmëria1 herë në vit
3 deri 5 të vegjël
Mosha3 deri 5 vjeçare

Urithi (Talpa europea L.) dallohet për shkathtësinë e mbijetesës nën tokë. Ka një trup të mbuluar me një mbulesë me qime të shkurta e të dendura, këmbët e përparshme i ka të forta në formë lopate me shputa të kthyera nga prapa, veshët i ka të mbrojtur nga rrudha të ulëta të lëkurës dhe sytë e vegjël i ka të futur thellë në lëkurë. Po thuaj se gjithë jetën gjallëron në errësirë.

Shikuar nga ana zoologjike, urithi i takon grupit rendorë të ngrënësve të insekteve, mirëpo ushqimi i tij nuk janë vetëm insektet dhe larvat. Ai hanë me kënaqësi edhe skraja e shiut dhe kurrizorë të imtë; p.sh. Minjtë turidalur, minjtë e vërtet sa që edhe lloje të përafërt të tij kur ata e ngacmojnë shumë. Gjatë gjurmimit të ushqimit, ai pa pengesë hapë kanale dhe në to krijon edhe turma me skraja të shiut - lloj magje. Ai këtë konservim e arrin duke e therur skrajën në qendër të sistemit nervorë dhe pastaj duke i bartur ato tek magjja nëntokësore. Për rëndësinë e urithit, gjithnjë ka pasur mendime të ndryshme. Në njërën anë ai ushqehet me shumë lloje të insekteve dëmtuese për njeriun, e në anën tjetër, ushqimi me skraja dhe valëvitja e rrënjëve të bimëve e bënë atë të urrehet nga njeriu. Urithin mund ta gjejmë në fusha, por edhe në male anë e mbanë Evropës duke përjashtuar anët më veriore të saj. Në lindje trojet e tij shtrihen deri në Uralë. Në Azinë lindore dhe në Mesdhe jetoj lloje tjera të tij. Po ashtu edhe në Amerikën Veriore jetojnë të afër të tij.

Klasifikimi

Familja Talpidae është e ndarë në 3 nënfamilje, 7 fise dhe 17 klasa.[1]

  • Nënfamilja Scalopinae
    • Fisi Fisi Condylurini
      • Klasa Condylura
    • Fisi Fisi Scalopini
      • Klasa Klasa Parascalops
      • Klasa Scalopus
      • Klasa Scapanulus
      • Klasa Scapanus
  • Nënfamilja Talpinae
    • Fisi Desmanini
      • Klasa Desmana
      • Klasa Galemys
    • Fisi Fisi Neurotrichini
      • Klasa Neurotrichus
    • Fisi Fisi Scaptonychini
      • Klasa Scaptonyx
    • Fisi Fisi Talpini
      • Klasa Euroscaptor
      • Klasa Mogera
      • Klasa Parascaptor
      • Klasa Scaptochirus
      • Klasa Talpa
    • Fisi Urotrichini
      • Klasa Dymecodon
      • Klasa Urotrichus
  • Nënfamilja Uropsilinae
    • Klasa Uropsilus

Shih edhe

Lidhje të jashtme

  • UK Government DEFRA paper on control the European Mole
  1. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura "msw3"