Vaji i peshkut

Vaji i peshkut fitohet nga mëlçia e peshqve që jetojnë në detrat e ftohta. Rekomandohet[1] për konsum sepse përmban acide yndyrore omega-3. Këto acide peshqit i marrin nga algat të cilat i konsumojnë si ushqim p.sh.: harengat dhe sardelet. Acide yndyrore kanë edhe peshqit si toni dhe salmoni të cilët ushqehen me sardele. Shpesh në trupin e peshqve gjenden edhe lëndë toksike si merkuri dhe dioksina.[2] Më shumë se gjysma e prodhimtarisë së vajit të peshkut në botë merret nga salmoni i cili rritet në ferma të kontrolluara nga njeriu.[3]

American Heart Association rekomandon konsumin e 1 g vaj peshku në ditë për pacientët me sëmundje zemre.[4]

National Institutes of Health i ShBA-së përcakton kushtet se kur duhet të përdoret vaji i peshkut:

  • hypertriglyceridemia
  • semundjet kardiovaskulare
  • parandalimi ose ulja e tensionit së lartë të gjakut hipertensionit.

Referime

  1. ↑ M. H. Moghadasian (2008). "Advances in dietary enrichment with n-3 fatty acids". Critical Reviews in Food Science and Nutrition (në anglisht). 48 (5): 402–10. doi:10.1080/10408390701424303. PMID 18464030.
  2. ↑ EPA (31 janar 2007). "Fish Consumption Advisories" (në anglisht). Marrë më 8 shkurt 2007.
  3. ↑ FAO: World Review of Fisheries and Aquaculture 2008: Highlights of Special Studies, Romë.
  4. ↑ "Fish and Omega-3 Fatty Acids" (në anglisht). American Heart Association. Marrë më 9 shkurt 2007.

Lidhje të jashtme