Valbon Limani
Valbon Limani | |
|---|---|
| Kryetar i Komunës së Gostivarit | |
Titullar | |
| Në detyrë 8 Korrik 2024 | |
| Paraprirë nga | Arben Taravari |
| Kryetar i Këshillit të Komunës së Gostivarit | |
| Në detyrë 26 Nëntor 2021 – 8 Korrik 2024 | |
| Pasuar nga | Namik Durmishi |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | Gostivar, RS Maqedonia, Jugosllavia |
| Partia politike | Aleanca për Shqiptarët |
| Punësimi | Endokrinolog |
Valbon Limani (i lindur më 19 maj 1980)[1] është politikan dhe mjek nga Gostivari, Maqedonia e Veriut. Aktualisht ushtron funksionin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit.
Dr. Valbon Limani, funksionin e kryetarit të komunës së Gostivarit, e mori më 08.07.2024, pasi që u votua në Këshillin komunal të Komunës së Gostivarit me 22 vota për dhe 9 kundër. Në këtë funksion vjen si ushtrues detyre, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale në tetor të vitit 2025.Më 26 nëntor të vitit 2021 zgjidhet kryesues i Këshillit komunal të Komunës së Gostivarit, funksion të cilin e ushtroi deri më 08.07.2024.Dr. Valbon Limani është specialist endokrinolog në Klinikën Universitare të endokrinologjisë, diabetit dhe çrregullimeve metabolike në Shkup.I lindur më 19 maj 1980 në Gostivar. Në vitin 2008 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Trakisë dhe në vitin 2019 përfundoi specializimin për endokrinologji në Klinikën Universitare të endokrinologjisë, diabetit dhe çrregullimeve metabolike në Shkup.Në periudhën 2022-2024 ka qenë i angazhuar si asistent në Fakultetin e shkencave mjekësore pranë Universitetit shtetëror të Tetovës.Është anëtar i Shoqatës shkencore të endokrinologëve dhe diabetologëve të Maqedonisë, si dhe anëtar i Asociacionit Evropian për Studim të Diabetit (EASD).Gjatë përvojës së tij të punës në sektorin civil, Dr. Valbon Limani ka qenë kryetar i bordit drejtues të Shoqatës qytetare “Most” në periudhën 2014-2016, si dhe anëtar i bordit në OJQ “Qendra europiane për zhvillim, tolerancë dhe bashkëpunim”.Valbon Limani është i martuar dhe ka tre fëmijë[2]
Biografia
Dr. Valbon Limani ka lindur më 19 maj 1980 në Gostivar. Është specialist në endokrinologji dhe punon në Klinikën Universitare të Endokrinologjisë, Diabetit dhe Çrregullimeve Metabolike në Shkup.
Në vitin 2008 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Trakisë, ndërsa në vitin 2019 përfundoi specializimin për endokrinologji në Klinikën Universitare të Endokrinologjisë, Diabetit dhe Çrregullimeve Metabolike në Shkup.
Gjatë periudhës 2022–2024 ishte i angazhuar si asistent në Fakultetin e Shkencave Mjekësore pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Karriera politike
Më 26 nëntor 2021, Limani u zgjodh kryetar i Këshillit Komunal të Komunës së Gostivarit, funksion të cilin e ushtroi deri më 8 korrik 2024.
Më 8 korrik 2024, ai mori funksionin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, pasi u votua nga Këshilli me 22 vota për dhe 9 kundër. Do të qëndrojë në këtë post deri në zgjedhjet e ardhshme lokale në tetor 2025.
Aktivitetet tjera
Dr. Limani është anëtar i:
- Shoqatës Shkencore të Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Maqedonisë,
- Asociacionit Evropian për Studimin e Diabetit (EASD).
Në sektorin civil:
Jeta personale
Dr. Valbon Limani është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Referime
- ↑ "Valbon Limani". Komuna e Gostivarit. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2024. Marrë më 9 maj 2024.
- ↑ "Dr. Valbon Limani – Komuna e Gostivarit". Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2025. Marrë më 2025-12-28.
Lidhje të jashtme
- Komuna e Gostivarit – Faqja zyrtare Arkivuar 3 tetor 2019 tek Wayback Machine