Vasiliev Nini

portret i vajzës nga Vasiliev Nini

Vasiliev Nini është Skulptor monumental shqiptar i lindur në Gjirokastër, 1954, nga Tirana; me banim në Columbus, OhioShtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 2007. Ka punuar si lektor dhe pedagog i arteve figurative në Akademia e Arteve të Tiranës si dhe duke e vijuar privatisht profesionin në klasa studentësh në Omaha,Nebraska. Disa nga veprat e tij janë pjesë e koleksionit mbretëror nga ish Mbretëresha Beatrix e Hollandës. Ndër veprat e zgjedhura dhe më popullore janë shtatorja e Nënë Terezës e vendosur në Klinë të Kosovës, Detroit dhe New York si porosi e komunitetit shqiptaro-amerikan.Po kaq i njohur është dhe miniatura e statujës dhe bustit të Presidentit Barack Obama e realizuar nga autori në vitin 2009.

Vlerësime&Ekspozita

Autor i veprave

Veprat kryesore si autor dhe bashkautor në skulpturën monumentale të Ninit, të caktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, komisionet artistike dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve (LSHA), fillojnë:

  • (1982) në Muzeun e Ersekës, Triptiku skulpturor ;
  • (1984) në Skrapar është monumenti i Helmësit ;
  • (1985) në Tiranë monumenti Kordelja dedikuar Institutit të Grave;
  • (1986) në Parkun e Tiranës Gruaja Këngtare ;
  • (1988) në parkun dhe Kompleksin Sportiv të Pishinave të Tiranës skulptura estetike e njohur Notarja ;
  • (1992) në Gjirokastër është Memoriali kushtuar Martirëve të Luftës në fshatin Palokastër;
  • (1999) në Fier është Monumenti i shkrimtarit Jakov Xoxa.

Në Shtetet e Bashkuara është pjesmarrës në ekspozita vetiake dhe kolektive në Qendrat e Artit dhe Universitare kryesisht në Nebraska dhe Ohio si dhe ka ekspozuar në Ambasadën e Shqipërisë në Washington, D.C.

Referime

Lidhje të jashtme