Vebi Velija

Vebi Velija[a] (maqedonisht: Веби Велија; 28 korrik 1948 – 16 maj 2009)[1] ishte një sipërmarrës shqiptar nga Maqedonia e Veriut.[2] Ai zotëronte korporatën e konsulencës VeVe Group dhe radiotelevizionin Albanian Screen në Shqipëri (ish-Alsat) si dhe televizionin Alsat (ish-Alsat M) në Maqedoni të Veriut.[3]

Jeta dhe karriera

Vebi Velija lindi më 28 korrik 1948 në fshatin Gradec të Gostivarit.[4] Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai bashkë me Mira Meksin filloi revistën letrare Mehr Licht! gjatë pasojave të realizmit socialist.[5]

Pas përfundimit të studimeve për ekonomi, e lidhi jetën e tij pothuajse për gati 38 vjet, me biznesin. Investimet e tij u shtrinë në Kroaci, Maqedoni të Veriut, Shqipëri, Austri dhe më gjerë.[4][2] Që në fillim të viteve 1990 ai ngriti një sërë sipërmarrjesh në Shqipëri dhe paralelisht me biznesin, ai ka qenë një kontribues në kulturën dhe artet shqiptare përmes Fondacionit Velija.

Më 2000, Velija themeloi rrjetin televiziv Alsat (shkurt për "Albanian Satellite Television") si televizioni i parë shqiptar i qasshëm përmes Eutelsat përgjatë diasporës.

Velija ka qënë pjesësmarës në shumë forume ekonomike dhe politike.

Velija ndërroi jetë më 29 maj 2009 pas një sëmundje të rëndë.[1][4][6]

Veprat

  • Për ku je nisur, Shqipëri?: një vizion mbi programin e rimëkëmbjes ekonomike të Shqipërisë: monografi (1996, Onufri)[7]
  • Midis ekonomisë dhe politikës (1999, Shtëpia Botuese Afërdita) (ISBN 9789992737187)[8]
  • V.V. dhe një vrasje e munguar: sprovë me biseda të ndërprera, copa dokumentesh, letra dhe poezi (2006, Onufri)[9]

Shënime

  1. Gërmëzuar edhe si Vehbi Velija, Vebi Velia, dhe Vebi Veliaj.

Referime

  1. 1 2 "Nderron jete pronari i Alsat, Vebi Velija". Top Channel. 16 maj 2009. Marrë më 6 dhjetor 2024.
  2. 1 2 Robelli, Enver (23 maj 2023). "Anija "Besa" e Jozha Horvatit dhe jetëshkrimi i Vebi Velisë". KOHA.net. Marrë më 2026-03-26.
  3. "CBC Alsat-M". Media Ownership Monitor. BIRN. Marrë më 6 dhjetor 2024.
  4. 1 2 3 "Vebi Velija passes away". Tirana Times (në anglishte amerikane). 2009-05-29. Marrë më 2026-03-26.
  5. "Mehr Licht! Self-description". Eurozine (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2014. Marrë më 10 dhjetor 2014.
  6. "Vdes nga një sëmundje e rëndë pronari i Alsat, Vehbi Velia". BBC Albanian. 16 maj 2009. Marrë më 2026-03-26.
  7. Group, PMB. "Online catalogue Library "Max van der Stoel"". library.seeu.edu.mk (në anglisht). Marrë më 2026-03-26. {{cite web}}: |last= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!)
  8. "Between Economy and Politics". Chamblin Bookmine (në anglisht). Marrë më 26 mars 2026.
  9. "V.V. dhe një vrasje e munguar : sprovë me biseda të ndërprera, copa dokumentesh, letra dhe poezi | WorldCat.org". search.worldcat.org (në anglisht). Marrë më 2026-03-26.