Vedat Muriqi

Vedat Muriqi
Informacioni personal
Emri i plotë Vedat Muriqi
Data e lindjes 24 prill 1994 (32 vjeç)
Vendi i lindjes Prizren, Kosovë
Gjatësia 1.94 m (6 ft 4 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Mallorca
Numri 7
Karriera me të rinjtë
2005–2010 KF Liria
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2010–2013 Liria 10 (3)
2013–2014 Teuta 18 (1)
2014 → Besa (huazim) 13 (3)
2014–2016 Giresunspor 57 (21)
2016–2018 Gençlerbirliği 46 (5)
2018–2019 Çaykur Rizespor 50 (25)
2019–2020 Fenerbahçe 32 (17)
2020–2022 Lazio 38 (1)
2022 → Mallorca (huazim) 16 (5)
2022– Mallorca 87 (29)
Karriera ndërkombëtare‡
2013 Kosova nën-21 1 (1)
2013–2014 Shqipëria nën-21 4 (1)
2016– Kosova 61 (30)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 15 mars 2025
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 23 mars 2025

Vedat Muriqi (lindur më 24 prill 1994) është futbollist profesionist kosovar i cili luan si sulmues për klubin spanjoll Mallorca dhe përfaqësuesen kosovare.

Jeta e hershme

Muriqi ka lindur në Prizren, Kosovë nga prindër shqiptarë. Ai posedon pasaportë të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Turqisë.[1]

Karriera me klube

Teuta

Më 14 janar 2013, pasi la mbresa në një ndeshje miqësore, Muriqit ju ofrua një kontratë 18 mujore nga klubi shqiptar i [[Kategoria Superiore|Kategorisë Superiore Teuta, të cilën lojtari e pranoi.[2] Muriqi bëri debutimin e tij zyrtar me Teutën më 23 shkurt në barazimin 1–1 kundër Tiranës në ndeshjen e javës së 16të të kampionatit; ai u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e dytë.[3]

Huazimi te Besa

Më 4 janar 2014, Muriqi u huazua për pesë muaj te klubi tjetër i Kategorisë Supreiore, Besa. Ai debutoi më 1 shkurt duke luajtur 45 minuta në ndeshjen kundër Laçit; ai i dhuroi ekipit të tij një barazim 2–2 duke shënuar në minutën e fundit.[4]

Giresunspor

Më 18 gusht 2014, Muriqi firmosi në Turqi me Giresunspor.[5] Më 14 shtator 2014, ai bëri debutimin e tij në humbjen 0–1 në shtëpi kundër Adana Demirspor, duke u aktivizuar në minutën e 78të në vend të David Solomon Abwo.

Gençlerbirliği

Më 31 maj 2016, Muriqi u transferua te klubi i elitës turke Gençlerbirliği.[6] Ai luajti ndeshjen e parë me klubin e tij të ri më 21 gusht në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Gaziantepspor.

Çaykur Rizespor

Më 11 janar 2018, Muriqi u rikthye në Ligën e Parë të Turqisë duke ju bashkuar Çaykur Rizespor.[7][8] Ai shënoi dy gola në debutimin e tij më 21 janar në fitoren komode 3–0 në transfertë kundër Manisaspor.[9]

Fenerbahçe

Më 7 korrik 2019, Muriqi firmosi një kontratë katër-vjeçare me gjigandët e Fenerbahçes.[10] Një ditë më vonë, klubi konfirmoi që Muriqi ishte bashkuar në një transferim përfundimtar.[11]

Karriera ndërkombëtare

Shqipëria

U-21

Më 15 tetor 2013, Muriqi bëri debutimin e tij me Shqipërinë U21 në një ndeshje kualifikimi të Kampionatit Evropian nën 21 vjeçar të UEFA-s 2015 kundër Bosnjë e Hercegovinës U21, pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 46-të në vend të Herolind Shala.

Referime

  1. ↑ "Vedat Muriqi artık Türk vatandaşı" (në turqisht). NTV Spor. 2 korrik 2015.
  2. ↑ "Muriqi premton: Do ju bind të gjithëve te Teuta". Panorama Sport. 15 janar 2013. Marrë më 20 korrik 2020.
  3. ↑ "Tirana e Dedes e nis me "X" kundër Teutës. Bardheblutë zbresin të pestët në renditje…". Panorama Sport. 24 shkurt 2013. Marrë më 24 korrik 2020.
  4. ↑ "Besa Kavajë vs. Laçi 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 1 shkurt 2014. Marrë më 24 korrik 2020.
  5. ↑ "Giresunspor, Vedat Muriqi ile anlaştı" (në turqisht). Milliyet. 18 gusht 2014. Marrë më 24 korrik 2020.
  6. ↑ "Vedat Muriqi resmen Gençlerbirliği'nde" (në turqisht). Goal.com. 31 maj 2016. Marrë më 24 korrik 2020.
  7. ↑ "Vedat Muriç Çaykur Rizespor'da" (në turqisht). Çaykur Rizespor. 11 janar 2018. Marrë më 24 korrik 2020.
  8. ↑ "Vedat Muriqi Çaykur Rizespor'da" (në turqisht). Milliyet. 11 janar 2018. Marrë më 24 korrik 2020.
  9. ↑ "Debutim ëndrrash për Muriqin, shënon dy gola të bukur për katër minuta te Rizespori (Video)". Telegrafi. 22 janar 2018. Marrë më 24 korrik 2020.
  10. ↑ "Vedat Muriqi Türkiye'nin En Büyük Ailesine Katıldı" [Vedat Muriqi bashkohet me familjen më të madhe në Turqi] (në turqisht). Fenerbahçe S.K. 7 korrik 2019. Marrë më 25 korrik 2020.
  11. ↑ "Welcome Vedat Muriqi" [Mirëseerdhe Vedat Muriqi] (në anglisht). Fenerbahçe S.K. Marrë më 25 korrik 2020.

Lidhje të jashtme