Veton Osmani

Veton Osmani është aktor dhe regjisor shqiptar. Mbaroi studimet për aktor në vitin 1993 në klasën e prof. Faruk Begollit. I takon gjeneratës se parë të aktorëve kosovarë të dalë nga Fakulteti i Artit Dramatik, i cili ishte formuar në vitin 1989 në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Veton Osmani është angazhuar në shumë shfaqje teatrale në Teatrin "Dodona" në Prishtinë, vlenë të theksohen shfaqjet; "Herojtë e Kombit " e autorit Ymer Shkreli, "Profesor jam Talent...1 " etj. Pastaj në Teatrin Kombëtar të Kosovës duke u angazhuar aktivisht në skenën e këtij Teatri. Ka interpretuar shumë role të ndryshme.

Në vitin 1997 ka berë regjinë e filmit televiziv Zotëri Dollari, në interpretim të aktorëve: Xhejlane Godanci, Ilir Rexhepi, Adhurim Demi, etj. Film ky i dramatizuar sipas veprës "Vëllëzëri dhe Interes" e autorit Kristo Floqi dhe i cili njihet si njëri nga prodhimet më të suksesshme televizive të viteve të nëntëdhjeta në Kosovë dhe Shqipëri.

Filmografia

Aktrim

  • Anatema, Film artistik. Regjisor: Agim Sopi
  • Gomarët e Kufirit, Film artistik, Regjisor: Jeton Ahmetaj
  • Familjet, Serial Televiziv, Regjisor Sunaj Raca
  • Vjeshta e trendafilave, Film artistik, Regjisor: Agim Sopi
  • Era e molles, Film artistik. Regjisor: Emin Halili
  • The Forgiveness of Blood, 2011. Regjisor: Joshua Marston
  • Qyteti im
  • Cheers
  • SOS
  • Kati V
  • Zemer e vetmuar
  • Amell
  • Nuk eshte koha per kitare

Regji

Shih edhe