Victorious
| Victorious | |
|---|---|
| Zhanri | Sitcom |
| Krijuar nga | Dan Schneider |
| Në role kryesore | Victoria Justice Leon Thomas III Matt Bennett Elizabeth Gillies Ariana Grande Avan Jogia Daniella Monet |
| Sigla hapëse | "Make It Shine" nga Victoria Justice |
| Kompozitorët | Lukasz Gottwald Michael Corcoran Dan Schneider |
| Shteti i origjinës | ShBA |
| Gjuha origjinale | Anglisht |
| Nr. i sezoneve | 4 |
| Nr. i episodeve | 58 |
| Prodhimi | |
| Kohëzgjatja | 24 minuta |
Victorious (shqip: Fitimtar)[note 1] është një sitcom amerikan i krijuar nga Dan Schneider për rrjetin Nickelodeon, që filloi më 27 mars 2010 dhe mbaroi më 2 shkurt 2013 pas katër sezonash. Ai i takon zhanrit komedi, dramë dhe muzikal. Seriali bëri premierën e vet më 27 mars 2010 në SHBA dhe më 10 tetor 2011 në Shqipëri. Seriali është dhënë për herë të parë në Shqipëri në kanalin Tip TV (përmes Tring), e më pas edhe në Junior TV (përmes DigitAlb) më 2 shkurt 2012. Seriali u anullua nga Nickelodeon më datë 2 shkurt 2013.
Një verzion i dubluar në shqip u lancua në Maqedoninë e Veriut në Vavoom më 17 prill 2018.[1]
Përmbajtja
Tori Vega (Victoria Justice) është një nxënëse e thjeshtë, por motra e saj, Trina (Daniella Monet) shkon në Hollywood Arts, një shkollë talentesh. Pasi motra e saj sëmuret nga një barishte kineze, Tori e zëvendëson atë duke kënduar në shfaqjen e madhe. Pasi Tori zgjidhet që të shkojë në Hollywood Arts, jeta e saj ndryshon përgjithmonë. Ajo njihet me shokë të rinj si: Cat Valentine (Ariana Grande), Robbie Shapiro (Matt Bennet), Beck Oliver (Avan Jogia), Jade West (Liz Gillies) dhe Andre Harris (Leon Thomas III).
Aktorët
- Victoria Justice si Tori Vega
- Leon Thomas III si Andre Harris
- Matt Bennett si Robbie Shapiro
- Ariana Grande si Cat Valentine
- Elizabeth Gillies si Jade West
- Avan Jogia si Beck Oliver
- Daniella Monet si Trina Vega
Episodet
| Sezoni | Episodet | Transmetimi origjinal | ||
|---|---|---|---|---|
| Publikimi i parë | Publikimi i fundit | |||
| 1 | 19 | 27 mars 2010 | 26 mars 2011 | |
| 2 | 13 | 2 prill 2011 | 26 dhjetor 2011 | |
| 3 | 12 | 28 janar 2012[2] | 30 qershor 2012 | |
| 4 | 13[3] | 22 shtator 2012[4] | 2 shkurt 2013[5] | |
Episode speciale
| Titulli | Lloji | Transmetimi |
|---|---|---|
| "Freak the Freak Out" | Episod special një-orësh | 26 nëntor 2010 |
| "iParty with Victorious" | Film televiziv që kryqëzohet me iCarly | 11 qershor 2011 |
| "Locked Up!" | Episod special një-orësh | 30 korrik 2011 |
| "Tori Goes Platinum" | Episod special një-orësh | 19 maj 2012 |
Prodhimi
Victorious është seria e pestë e krijuar nga Dan Schneider për Nickelodeon, pas The Amanda Show, Drake & Josh, Zoey 101, dhe iCarly. Schneider takoi për herë të parë Victoria Justice në vitin 2005, kur ajo ishte 12-vjeçe dhe erdhi në audicion për rolin e Lola Martinez në Zoey 101.[6] I lënë me përshtypje të mirë nga energjia dhe pamja e vet, Schneider e punësoi atë dhe, pasi punoi me të në tre episoda, thirri Nickelodeon-in për t'iu thënë që "e kam yllin tuaj të ardhshëm." Episodi i parë është xhiruar në mars të vitit 2010.
Shënime
- ↑ Njohur në transmetimin shqip edhe si Hollywood Arts (Tip TV), Fitimtare (Junior), dhe Fitimtarët (RTSH Shkollë).
Referime
- ↑ "Victorious". Albanian Dubs (në anglisht). Marrë më 2023-07-29.
- ↑ "New Season of Victorious: Saturday, January 28th at 8/7c". Nick.com. Arkivuar nga origjinali më 26 janar 2012.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Lua error te package.lua te rreshti 80: module 'Module:Cite web' not found.Lua error te package.lua te rreshti 80: module 'Module:Cite web' not found.
- ↑ "Victorious Season Premiere!". TheSlap. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2012.
... check out the whole episode THIS SATURDAY at 8 PM!
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Lua error te package.lua te rreshti 80: module 'Module:Cite web' not found.
- ↑ "Breaking News – Rising Teen Talent Victoria Justice Takes Star Turn in "Victorious"" (në anglisht). TheFutonCritic.com. 15 janar 2010. Marrë më 15 maj 2010.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
Lidhje të jashtme
- Victorious Arkivuar 13 maj 2012 tek Wayback Machine at Nick.com