Vikena Kamenica
Vikena Kamenica | |
|---|---|
| Lindi | Tiranë, Shqipëri |
| Profesioni | Mezzo-soprano, këngëtare |
| Vite aktiviteti | 2000–sot |
Vepra të shquara | Carmen, La Traviata, West Side Story, Yjet Shqiptarë të Diasporës (anëtare e jurisë) |
| Bashkëshort/ët | Erik Tauzi[1] |
Vikena Kamenica është mezzo-soprano shqiptare dhe soliste pranë Teatrit të Operas dhe Baletit. Ajo nisi karrierën në fillim të viteve 2000 duke kënduar në ambientet e para jazz në kryeqytet, para se të përfundonte studimet e saj të larta muzikore[2].
U diplomua për kanto në vitin 2001 dhe në po atë vit debutoi në rolin e Kerubinit në operën Dasma e Figaros të Mozartit[3].
Për disa vite u angazhua me musical-e të ndryshme ku spikati në shfaqje si West Side Story dhe A Century of Broadway. Në vitin 2007 interpretoi rolin kryesor të Karmenit në operën Carmen të Georges Bizet, me regji të Patricia Panton Flores. Më vonë ka interpretuar edhe rolet e Violetës në La Traviata të Verdit me regji nga Massimo Ranieri, si dhe Rozinën në Berberi i Seviljes.
Ajo është bija e tenorit Guri Kamenica dhe e mezzo-sopranos Vera Kamenica, duke u rritur në një ambient artistik ku formimi dhe pasioni për muzikën klasike erdhën natyrshëm. Në Teatrin e Operas dhe Baletit njohu edhe partnerin e saj të jetës, oboistin Erik Tauzi.
Në vitet e fundit, Kamenica ka interpretuar edhe në spektaklin televiziv Këngët e Shekullit, ku solli për publikun shqiptar disa nga kryehitet botërore. Në vitin 2025, ajo ishte anëtare e jurisë në spektaklin e talenteve Yjet Shqiptarë të Diasporës, përkrah Ilir Shaqirit, Alban Males dhe Ines Memisharajt
Referime
- ↑ "Vikena Kamenica five months pregnant". Telegrafi.com (në anglisht). 5 shtator 2011. Marrë më 18 gusht 2025.
- ↑ "Vikena Kamenica: "Roli është pasion, duhet jetuar deri në fund"". Panorama. Marrë më 14 qershor 2025.
- ↑ "Intervistë me Vikena Kamenicën: "Carmen", personazh, karakter, simbol i lirisë". Shqiptarja.com. Marrë më 14 qershor 2025.