Viktor Paloka
Unikkatil | |
|---|---|
| Emri i lindjes | Viktor Palokaj |
| Lindi | 18 mars 1981 (45 vjeç) Prishtinë, Kosovë |
| Profesioni | Reper |
| Anëtar | The Bloody Alboz |
Viktor Palokaj, i njohur në skenë si Unikkatil ose Rebel (lindur më 18 mars 1981, Prishtinë) është reper dhe producent shqiptar nga Kosovë. Edhe pse sot ai nuk është aktiv në industrinë e muzikës, ai ende konsiderohet nga shumë si reperi më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave.[1][2][3][4][5]
Biografia
Viktori, shkollën fillore e kreu në Prishtinë dhe pas saj u regjistrua në gjimnazin e qytetit "Sami Frashëri". Në gjimnaz hasë në vështirësi me pedagogët dhe si rezultat i moskuptimeve dhe mungesës së një shkollimi të mirëfilltë të muzikës fillon të merret me muzikën Rap/HipHop. Rreth vitit 1992 në Kosovë fillon të afirmohet muzika e qorrsokakëve e një lloji amerikan. Afirmimi i kësaj muzike ja lehtësojë Viktorit që të bëjë botimin e disa këngëve si ‘boot leg’s’ këngët "Demokracia" dhe "Ta zhdukim policinë". Afirmimi gjithnjë e më i madh i muzikës rep e lehtësojë depërtimin tek bandat e qytetit kështu që një vit më vonë filloj të bëjë profesion veprimtarinë e tij. Më 1993 realizon inçizimin e parë në një studio me këngën "Zinxhirët që s'këputen". Thuhet që një tragjedi që i ndodhë njërit nga shokët (Dren Thaçi) e bandës së tij më 1995, e ka inspiruar Viktorin që të krijojë këngën "Shpirti n'paqe".
Me kalimin e kohës dhe keqësimin e situatës së përgjithshme në Kosovë përshkak të okuptimit të saj, vije deri tek shtimi i bandave të qytetit. Si duket ky fakt por edhe gjendja e përgjithshme e rrethit ku jetonte e shtyente Viktorin që të jetë gjithnjë e më i vrazhdë në fjalorin që përdorë në si këngët e tij. Si duket jo vetëm për shkak të fjalorit por edhe për shkak rebelimit ndaj pushtetit, si kënget e tija nuk emitohen nëpër valët e radiostacioneve të kohës.
Një ngatrresë e Viktorit me një familje më 1996 u bë shkak që ai të mërgojë në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atje u vendosë në Nju Jork, në lagjen e Bronxit Në vitin 1998, nën pseudonimin "Unikkatili" në bashkëpunim me një grup shqiptarë të vendosur aty, me grupin ABI, fillon aktivitetin muzikor atje. Nga kënga Bloody Alboz që Unikkatili e bëri bashkë me shokun e tij Milotin lindi ideja që të krijojnë edhe grupin The Bloody Alboz (Shqipet e Përgjakshme). Pra në vitin 2000 u krijua grupi ikonik TBA. Antarët e parë që ju bashkuan grupit ishin: Unikkatili, Miloti, Presioni, Z.E.F, Klepto, Cyanide, Jetoni, B52, NAG, Tani Grupi ka shumë antarë. Grupi tani më e ka pauzuar veprimtarinë muzikore, dhe cilësohen ndër emrat më të mëdhenj të rap’it shqip.
Unikkatili gjatë këtyre vitëve realizoi shumë këngë dhe shumë bashkëpunime që revolucionuan muzikën shqipe. Me daljen e tijë në skenën hip hop shqip, ai revolucionarizoi mënyrën e të intepretuarit. Pasi deri më at herë, intepretohej në gjuhë standarte. Unikkatili e ktheu në dialektin Gheg. Për ta kthyer Ghegnishten në trend, anembanë në trojet shqiptare. E në këtë formë i dha kahje të tillë kësaj muzike.
Unikkatil u bë i famshëm tek shqiptarët, në internet në fillimin e viteve 2000. Në forumin Kosova Rap, ai filloi të publikojë këngët e para. Disa nga to janë: “If i die u die”, “Bloody Alboz feat. Milot”, “Qëndro” etj. Më pas me daljen e albumit të parë, Unikkatili u ngrit në piedestalit e reperit të preferuar shqiptar.
Gjatë periudhës 2002 dhe 2007, Unikkatili nxorri në treg 4 albume. Debutoi me “Shihemi n’përkujtime” 2002-2003. E vazhdoi me “Unikkatil prezenton TBA” 2005 “Armiqt Suprem” 2006. “Kanuni i Katilit” 2007.
Albumi i parë “Shihemi n’përkujtime” rrodhi ilegalisht në internetin e viteve 2002/2003, por jo i plotë sot e asaj dite. Albumi i dytë “Unikkatil prezenton TBA” me shitje në internet pra si kopje digjitale e pastaj filloi shitje me kopje fizike në USA në maj 2005. Albumi tretë, “Armiqt Suprem” ishte i pari që u shit edhe në Kosovë. Mbrenda 3 ditëve të para u shitën 8 mijë kopje, në vitin 2006. E albumi i katërt dhe i fundit deri tash “Kanuni i Katilit” thuhet se ka mbërritur deri në 15 mijë kopje të shitura. Numra rekord për vendin tonë, si at herë edhe tash.
Nuk ka nxjerrur asnjëherë një videoklip. Vetëm njo foto e tijë ka qarkulluar në internet në vitet 2000. Ai ishte një mister, arriti ta ruante mirë figurën dhe privatsinë. Duke qenë i tillë, u simpatizua edhë më tepër nga fansat.
Në korrik 2012, Unikkatili zbarkoi në Prishtinë pas shumë viteve. Rikthimi i tij në qytetin ku u rrit, ishte ikonik për gjith fansat e tij. Me 15 Korrik në Stadiumin e Prishtinës, ai mbajti koncertin më të madh, më ikonik shqiptar të të gjitha kohërave, ku mblodhi mbi 25 mijë fansa nga gjithë bota. Ky numër mbetet rekord edhe sot. E aty ai morri epitetin si Mbreti i Rap’it shqip.
Më datë 4 Gusht 2018, Unikkatil realizon koncert në qytetin e Durrësit, ku pretendohet të ketë pasur rreth 15 mijë te pranishem, koncert i cili gjithashtu ishte një koncert madhështor.
Përpos këtyre koncerteve, Viktori ka mbajtur koncerte të mëdhaja në Zvicër (2009, 2014, 2018) ku thuhet së ka mbledhur hiç më pak se 6 mijë fansa në sallë.
Më 27 korrik të vitit 2019, Unikkatili erdhi në Mitrovicë. Në qytetin e harruar nga sistemi politik, ai mbajti koncert në Stadiumin “Adem Jashari”. Ai shpërndau mesazhe politike e patriotike gjatë gjithë mbrëmjes. E aty mblodhi hiç më pak se 10 mijë veta, që vërshuan qytetin si asnjëherë më parë
Edhe psë nuk aq është aktiv, që nga viti 2007, ai ende konsiderohet si reperi shqiptar më i madh i të gjitha kohërave.
E me kaq pak angazhim diskografik në dekadën e kaluar, ka arritur të mbajë fanbazën e njëjtë.
Përpos që bëri revolucion në muzikën shqiptare, Unikkatil cilësohet si poet, për mënyrën e shkrimit dhe të shprehurit në këngë. Ka një oratori të rrallë. Shquhet si rrebel. Këngët e tijë përmbajnë mbrenda: filozofi jete, rrebelizëm, krizë egzistenciale, blasfemi. Tema sociale të rralla, ku plot ndëgjues e gjejnë vetën, dhe bashkëndjenjë me të. Ka filozofi të thellë në diskografinë e tijë. Përpos teksteve dhe stilit të instrumentaleve të Viktorit, ai posedon një zë të veqantë me fuqi intepretuese. Si në reptura, me kadenca ellokuente, dhe refrene të fuqishme. Andaj dhe emri Unik, nuk i është vendosur rastsisht.
Ndër vite, ai fitoi shumë epitete nga fansat dhe mediumet shqiptaree. Disa nga to janë: “Mbreti i rap’i”, “Legjendë” “Mohikani i fundit” etj.
Është albumi i ri, i cili edhe pse është vonuar që disa vite pritet me padurim nga fansat e tijë, e me gjasë do jetë i fundit.
Një listë përmbledhëse e këngëve të Viktorit, të përpiluara, të interpretuar vetëm apo në bashkëpunim me të tjerë është paraqitur në amëzen teksteshqip.com[6]
Sukseset
Viktor Paloka - Rrebel a.k.a Unikkatil është i vetmi nga këngëtarët shqiptarë që theu barrierat më të mëdhaja të Hip-Hopit Shqip. Një nga sukseset më të mëdha është koncerti i vitit 2012 në Prishtinë kthimi pas 13 vitet në vendlindje i cili bëri bujë në repin shqiptar. Ai mblodhi plotë 27-28 mijë fansa anembanë botës . Fnsat e tij ishin nga : Prishtina, Peja, Gjilani, Prizreni, Mitrovica, Fushë Kosova, Gjakova, Klina, Istogu etj. Si dhe nga Shqipëria, Maqedonia, Presheva por edhe nga diaspora.
External
- Viktor Paloka në Facebook
- Viktor Paloka në Twitter
- Unikkatil në Spotify
Burimi i të dhënave
- ↑ "Unikkatil feston ditëlindjen ja sa vjeçar po bëhet". gazetablic.com. Arkivuar nga origjinali më 2019-03-29. Marrë më 2018-03-25.
- ↑ "Unikkatil përshëndet nga Prekazi". botapress.info.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ↑ Knaus, Verena; Warrander, Gail; Olenicoff, Larissa; Jennions, Bridget Nurre (5 tetor 2017). "Kosovo=Jet" (në anglisht). fq. 43.
- ↑ "Unikkatil feston ditëlindjen" (në anglisht). insajderi.com.
- ↑ "Unikkatil :: Biography". lyrics.al. Arkivuar nga origjinali më 2018-09-03. Marrë më 2018-03-25.
- ↑ "Tekste Kengesh Shqip dhe Videoklipe nga Unikkatil". Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2010. Marrë më 29 gusht 2010.