Viktor Palokaj

Viktor Palokaj
Informata të përgjithshme
Lindur(1981-03-18)18 mars, 1981
PrejardhjaGjakovë, Kosovë
ZhanretHip-hop, rap
ProfesioniReper, këngëtar, kompozitor, producent muzikor
Vitet aktive1992–sot
LabeliCONQUEROR RECORDS
Anëtar/ëtThe Bloody Alboz

Viktor Palokaj (i lindur më: 18 Mars 1981), i njohur profesionalisht si Unikkatil (i stilizuar si UniKKatil), është një reper, këngëtar, kompozitor dhe producent muzikor shqiptar i Kosovës. Ai ishte një nga reperët e parë në gjuhën shqipe dhe lideri i TBA (The Bloody Alboz). Ai nuk ka xhiruar kurrë asnjë videoklip. Edhe pse sot ai nuk është aq aktiv në industrinë e muzikës sa dikur, ai ende konsiderohet nga shumë si një ndër reperët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave.[1][2][3][4][5]

Jeta e hershme

Viktor Palokaj, i njohur si Unikkatil, i njohur edhe si Rebel, lindi më 18 Mars 1981 në Prishtinë dhe e filloi karrierën e tij 12 vjet më vonë me këngën "Zinxhirt qe s'kputen". Në kohën e problemeve në Kosovë, midis shqiptarëve etnikë dhe serbëve, "Radio Selavija" (i vetmi radiostacion në Kosovë në atë kohë) ngurronte ta transmetonte këngën e tij për shkak të mënyrës se si ai po fyente serbët në album. Viktori ndoqi shkollën e mesme në Prishtinë dhe në të njëjtën kohë ishte anëtar i Klubit të Karatesë të quajtur "Studenti". Pasi mbaroi me sukses shkollën e mesme, ai u regjistrua në Shkollën e Mesme Sami Frashëri. Atje, ai u përjashtua nga shkolla tre herë. Ai e përmend këtë në këngën e tij "Ni Milion Rrugë".

Për shkak të problemeve familjare, Viktori emigroi me familjen e tij në vitin 1996 në Bronx, New York City, në Shtetet e Bashkuara.

Karriera

Pas zhvendosjes në Shtetet e Bashkuara, Viktori hapi studion e tij të quajtur "CONQUEROR RECORDS". Ku nga viti 1998 deri në vitin 2000 ai bëri këngë vetëm në anglisht, një nga këngët që Viktori dhe miku i tij Miloti bënë quhej "Bloody Alboz". Më pas ata dolën me idenë e krijimit të një grupi repi të quajtur "THE BLOODY ALBOZ", që në gjuhën shqipe do të thotë Shqipet e Përgjakshme.

Anëtarët e parë ishin Unikkatil, Milot, Presion, ZEF, Klepto, Cyanide, Jeton, NAG dhe B52, i fundit ndërroi jetë në prill të vitit 2018 për shkak të një ataku në zemër.

Unikkatil publikoi albumin e tij të parë në vitin 2002 të quajtur "Shihemi N'përkujtime", më pas në vitin 2004 publikoi "Fjalët E Pavdekshme", dhe më pas në vitin 2005 Unikkatil prezantoi "The Bloody Alboz", "Armiqt Suprem" i cili 3 ditë pas publikimit shiti rreth '8000' kopje. Pas një viti ai publikoi "Kanuni Katilit", albumin e tij të fundit deri më sot.

Diskografia

  • A Nive (Feat. Klepto)
  • Andrra Jem
  • Armiqt Suprem (intro)
  • Arsyetimi Jem
  • Beat
  • Belagji Linda Belagji Vdes
  • Besnik I Rruges (Feat. Immortel & 2po2)
  • Bloody Bloody Alboz
  • Caku I Arritur
  • Causing Trauma
  • Change (Feat. Milot)
  • Courage
  • Crazy Albanian
  • Cubat (Feat. Bloody Alboz, Presioni, V.E.B)
  • Dallash Qargash (Me Fjal Te Rana Si Balena)
  • Demo 2011
  • Demtus (Feat. Presioni & Vz)
  • Dikush (Inat Inat) (Feat. Dmc Aka Babloki & Kobra)
  • Djali Babes
  • Do (Feat. Presioni)
  • Dostat E Vërtetë
  • Eja Eja Pristine ft.UniKKatiL
  • Fantazojn
  • Fisin legjendar
  • Fat Zi
  • Fjalt E Pavdekshme
  • Freestyle
  • Fryna
  • Gatshem Per Pasoja (Feat. Jeton)
  • Gatshem Per Pasoja (remix) (Feat. Jeton & Dredha)
  • Get Us
  • Get Us (English)
  • Hajde T'lagi (Feat. Vz, Buja & N.A.G)
  • Hey Yo Shqipe
  • Hip Hip 101 (remix) (Feat. Presioni & Orginallat)
  • If I Die, You Die
  • If U Aint Albanian, U Aint Ready For Dis Gangsta Shit
  • Intro
  • Intro T.B.A
  • Jaran (Feat. Hudra Aka Problemi)
  • Jepum Ideja
  • Jeta S'osht Film
  • Jeta Sosht Film (Remix) (Feat. Tee)
  • Ju Ha Per S'gjalli (Diss Princ Hysenit)
  • Justice
  • Kaj (Feat. Pristine)
  • Kanuni I Katilit
  • Katili
  • Kejt Hajvan
  • Kile Kile
  • Kosova
  • Krejt Zemer (Feat. Rameka & Pristine)
  • Ku T'meten Shokt (Feat. Jeton)
  • Kujdes (Feat. D.m.k & Klepto)
  • Kungajt (Feat. Klepto & Vz)
  • Kuq E Zi (Feat. Klepto)
  • Kur I Ki Met Kejt Tjeter Kah
  • Kur Qes Kanun (Feat. Klepto & N.A.G)
  • Kurgjo Gratis
  • Kush Po Don Fërrk
  • Lagjja Per Liri
  • Live By The Gun
  • Loja Jone
  • Ma T'fortit
  • Mbret En New York E Leje Me Prishtin (Feat. Benny Blanco)
  • Mentaliteti Jem (Feat. DMK & Rameka)
  • Mesazh
  • Mesazh Per Inat G
  • Mos Shaj Mas Shpine (Feat. Jeto)
  • Mos Shaj Mas Shpine (Remix)
  • Mos T'kisha Njoft
  • Mos T'vjen Inati (Feat. B52, N.A.G, Presioni, Klepto, Jeton, Cyanide, Milot & Benny Blanco)
  • Na Jena Belagji
  • Na Thej (Feat. Jeton, Special-K, Milot, Tee, N.A.G, Vz, B52 & Cyanide)
  • Nentori I Tret (Feat. Presioni)
  • Neper Cka Do
  • New Hit
  • Njerzt Harrojn (Ft. Cyanide)
  • Nrrot T'soms (version 2) (Feat. Pre$ioni & Jeton)
  • Nrrot T'soms
  • Old Intro
  • On Ur Kneez
  • Outro (Armiqt Suprem)
  • Pa Mshir (Mutat) (Feat. Nag & Dmk)
  • Pak Urti (Feat. Rameka Dredha)
  • Pengesa
  • Per Mangupa
  • Per Vllazni (Feat. N.A.G, Special-K & Jetoni)
  • Per Vllazni (remix) (Feat. Barooti & Floetri)
  • Për Vllaznit (Feat. Jeton, Cyanide, B52, N.A.G, Vz, Buja & Klepto)
  • Perballimi
  • Planet
  • Po Doni Fam
  • Porosia (Gjuj)
  • Prishtinali (remix) (Feat. Jeton & Presioni)
  • Prishtinalit Numer Njo (Feat. Presioni & Ye-Ton)
  • Pse Po Fryna
  • Pse Pom Shtin
  • Qa Tha
  • Qendro (Shpirt N'paqe)
  • Qeni Le Mas Miri
  • Qonu Kceni (Feat. Presioni)
  • Robt E Frikes
  • Robt E Frikes (remix)
  • Rrasja Box (remix) (Feat. Barooti & Buja)
  • Rrenat (Feat. Klepto & B52)
  • S'lujna Lojna (Feat. Jeton, Presioni & Klepto)
  • S'un Um Prek (Feat. Jeton & Tee)
  • Scary Night
  • Se S'kom Qare (Feat. Presioni & Benny Blanco)
  • Shan Reperat E Vjeter (Mesazh Per Reperat E Ri)
  • Shihemi n'Perkujtime
  • Shtigjet E Verteta
  • Shuj (Feat. Wnc)
  • Sjom Me Veten
  • Skit (kanuni I Katilit)
  • Skit 2 (Kanuni I Katilit)
  • Smun Ma Nxen Venin (Diss Double G Army)
  • Ta Zhdukim Policin
  • Tata Mata
  • Tata Mata (demo) (Feat. Cyanide)
  • Të Jesh Unikkatil
  • Tqoj Pesh
  • Unikkatil- Ta zhdukim policin
  • Trim I Gjall
  • Tu U Kacafyt Me Jet
  • U Bo Jeta Monoton (Feat. Cyanide)
  • U Don't Get Me
  • U Qova Pi Vorri
  • Une E Di Kush Jom (Feat. Vz Tba)
  • Urdhno Knena
  • Urdhno Knena (remix)
  • Vdekjen E Sfidoj
  • Vdekjen E Sfidoj (remix)
  • Veq Edhe Ni Her (Feat. Cyanide)
  • Veq Fillimi (Feat. Cyanide & B52)
  • Vetbesim
  • Vllaznit E Ri
  • A pe sheh (Feat.Don Phenom)
  • Ni milion rrugë
  • Ça Jon (Feat. Klepto)
  • Shqiptar (Feat.Mozzik)
  • Po Eci
  • Ala
  • Reja

Referime

  1. ↑ "Unikkatil feston ditëlindjen ja sa vjeçar po bëhet". gazetablic.com. Arkivuar nga origjinali më 2019-03-29. Marrë më 2018-03-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ↑ "Unikkatil përshëndet nga Prekazi". botapress.info. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ↑ Knaus, Verena; Warrander, Gail; Olenicoff, Larissa; Jennions, Bridget Nurre (5 tetor 2017). "Kosovo=Jet". fq. 43. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ↑ "Unikkatil feston ditëlindjen". insajderi.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ↑ "Unikkatil :: Biography". lyrics.al. Arkivuar nga origjinali më 2018-09-03. Marrë më 2018-03-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)