Virgilio Fossati

Virgilio Fossati
Informacioni personal
Data e lindjes 12 shtator 1889
Vendi i lindjes Milano, Itali
Data e vdekjes 29 qershor 1916
Vendi i vdekjes afër Monfalcones, Itali
Pozicioni(et) Mesfushor
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1909–1915 Internazionale 97 (4)
Karriera ndërkombëtare
1910-1915 Italia[1] 12 (1)
Karriera menaxheriale
1909-1915 Internazionale
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Virgilio Fossati (12 shtator 1889 – 29 qershor 1916) është një ish futbollist dhe trajner italian i cili luante si mesfushor.[2]

Karriera me klube

Fossati e shpenzoi të gjithë karrierën e tij me Interin. Ai luajti 97 ndeshje me klubin duke shënuar katër gola. Gjatë karrierës së tij, ai shërbeu në rolet e kapitenit dhe trajnerit. Fossati ishte lojtari i parë i Zikaltërve që luajti në kombëtaren italiane.[3]

Karriera ndërkombëtare

Fossati luajti gjithsej 12 ndeshje me kombëtaren italiane, duke shënuar një gol. Ai gol erdhi më 15 maj 1910 në ndeshjen e parë zyrtare të Italisë kundër Francës; të kaltrit fituan 6–2. Nga vitin 1912 e deri në 1915, ai shërbeu si kapiten i ekipit.

Karriera e Fossatit u ndal nga Lufta e Parë Botërore. Ai vdiq më 29 qershor 1916 në Monfalcone gjatë betejës midis ushtrive italiane dhe austriake. Trupi i tij nuk u gjet kurrë.

Jeta personale

Vëllai i tij Giuseppe (lindur në Milano më 1894) ka luajtur 43 ndeshje në tre vite me Interin.

Trofe

Internazionale[2]

Referime

  1. "Figc.it" (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2016. Marrë më 3 maj 2015.
  2. 1 2 "Virgilio Fossati, il primo eroe dell'Inter" [Virgilio Fossati, heroi i parë i Interit] (në italisht). Uomo nel Pallone. Marrë më 15 prill 2020.
  3. "Virgilio Fossati". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 15 prill 2020.

Lidhje të jashtme

Parardhësi
Hernst Marktl
Kapiten i Interit
1909–1915
Pasardhësi
Ermanno Aebi