Vitet e para

Vitet e para
RegjiaKristaq Dhamo
SkenariFatmir Gjata
Historia ngaFatmir Gjata
Këneta
ProducentëShqipëria e Re
Në role kryesorePirro Mani
Sander Prosi
Margarita Xhepa
Ilia Shyti
Edi Luarasi
Pandi Raidhi
Bexhet Nelku
Luan Qerimi
KinematografiaPiro Milkani
MuzikaNikolla Zoraqi
Planifikimi artistikTodi Bozo
Premiera
  • 1965 (1965)
Kohëzgjatja88:57
ShtetiShqipëri
GjuhaShqip
Margarita Xhepa (Artist i Popullit) dhe Sandër Prosi (Artist i Popullit) në filmin "Vitet e para", në rolet e Zyrakës dhe inxhinier Sharra

"Vitet e para" është një film shqiptar, prodhim i Kinostudios "Shqipëria e Re", në vitin 1965.[1] Regjisor është Kristaq Dhamo, skenarist Fatmir Gjata, dhe muzika nga Nikolla Zoraqi.[2] Premiera u shfaq më 21 mars 1965, Korçë.[3]

Përmbajtja e filmit

Filmi është bazuar në ngjarje reale me subjekt nga një roman i Fatmir Gjatës. Ngjarjet ndodhin gjatë tharjes së kënetës së Maliqit midis Stavri Larës, sekretar partie, dhe Abdyl Sharrës dhe Zyrakës të cilët kanë bërë sabotime. Stavri Lara i zbulon ata dhe do t’i demaskojë publikisht. Në ngjarjen reale dy njerëz nga stafi teknik janë ekzekutuar.

Aktorët

Lidhje të jashtme

Shiko filmin

Vlerësime

Filmi është nderuar me Çmimin e Republikës të Klasi II për regjinë.

Referime

  1. ↑ Anagnosti, Dhimitër (1965). "Vitet e para, film i ri artistik shqiptar". Drita.
  2. ↑ Hoxha, Abaz (1987). Filmi artistik shqiptar. Tiranë: "8 nëntori". fq. 30.
  3. ↑ "Vitet e para – AQSHF". Marrë më 2025-10-26.