West Side Family

West Side Family
Informata themelore
NofkaWSF, WestSide
PrejardhjaTiranë Shqipëri
ZhanretRap, Hip-Hop, Hip-Hop/Folk
Vitet aktive1996-2008, 2017-
Anëtarët e kaluarFloran Kondi (Dr. Flori), Roland Hysi (Landi), Armir Shahini (Miri)

West Side Family ose WSF janë një grup muzikor shqiptar, të cilët luanin dhe luajnë në zhanrin e rap, hip-hop e hip-hop-folk.

Përbëhej nga Dr. Flori (lider i grupit), Landi (vokalisti) dhe Miri.

Hapat e para i hodhën gjatë viteve 96-97.

Njihen gjithashtu për këngët që kanë kënduar me ish-kryetarin e bashkisë Edi Rama, gjatë fushatave të PS-së, kënga hit është Tirona dhe Çohu.

Emri "West Side Family" është propozim i Mirit, duke u bazuar në rrymat e Rap-it Kalifornian (WestSide) , (WestCoast) dhe "Family", të gjithë fansat që do t'i bashkoheshin tre djemve duke krijuar kështu nje familje të madhe.

Në vitin 2008 grupi i shkëput nga aktiviteti muzikor.

Në datën 17 Nëntor 2014 Dr. Flori u nda nga jeta.