Xhamia e Sarandës
.jpg)
Xhamia e Sarandës është një xhami historike në Sarandë me një vlerë të madhe arkitektonike për rajonin. Fillimisht, ajo kishte një minare të bukur guri me një sherefe të mirëfilltë dhe një hajat (portik) të bukur, të cilat sot nuk janë origjinale.Është xhamia e vetme që mbijetoi pas shkatërrimit të trashëgimisë islame gjatë diktaturës komuniste nën Enver Hoxhën.
Xhamia e Sarandës është ndërtuar rreth vitit 1935 nga kontributi i motrave të mbretit Ahmed Zog I. Është një ndërthurje e racionalizmit të kohës me elementet e arkitekturës Islame lokale. Arriti t'i mbijetonte prishjeve revolucionaro-kulturore komuniste të viteve '60. Sot ajo ruan pjesën kryesore të saj. Si pjesë e politikave të Republikës Popullore të Shqipërisë (1945–1991), një numër i madh i shqiptarëve myslimanë u vendosën nga Shqipëria veriore në këtë zonë dhe të krishterët nuk janë më komuniteti i vetëm në Sarandë. Minarja iu rindërtua pas vitit 1991, por pa elegancën dhe bukurinë e saj origjinale, në formën tipike të ndërtimeve tranzicionale të atyre viteve ku i jepej rëndësi punëve të bëra shpejt e shpejt me fonde të pakta, pa i kushtuar rëndësi vetë objektit dhe rëndësisë në peisazhin urban. Dikur zona ishte e shkretë dhe xhamia dominuese, por me ndërtimet e para rreth saj në kohën e komunizmit dhe me babëzinë pas '90, sot xhamia është e mbytyr dhe e vetmja që spikat është minarja, e cila duket tek-tuk ndonjëherë kur ecën bregut.
Në kohët e fundit i është bërë dhe shtimi i ambientit të hyrjes dhe zgjerimi i mahfilit të sipërm. Por fatkeqsisht i ngjan atyre tjetërsimeve që bëheshin në objektet e kultit para '90, kur regjimi i ndërronte funksionin dhe shpikte hibride shterpë nga ana arkitektonike. Nevoja e zgjerimit mund të kishte qenë më uniformë me pjesën ekzistuese, duke e bërë atë më të dashur për syrin e atyre që e frekuentojnë dhe të atyre që e vizitojnë. Sot, minarja dhe shtesa dallohen më keq se banalitetet arkitekturore të komunizmit, sepse nëse do të kishte pasur sadopak bonsé, nuk do të besonte se do të kishte munguar kontributi i ndonjë arkitekti, mysliman apo jo, për të harmonizuar nevojën për hapësirë në xhami me estetikën e racionalizmit islam shqiptar të viteve 1930. Nuk do të ekzagjerohej nëse krahasohej me operacionet plastike të kohës, ku dëshira për bukuri të bën më keq se ç’ishe. Dikujt, vërejtjet e mia mund t’i duken të tepërta, por dëmi që i është bërë këtij monumenti të trashëgimisë islame të komunitetit shqiptarë fetar dhe më gjerë është shumë i madh. Megjithatë, kur shikon foton e vjetër, e kupton se arkitektura Islame në Shqipëri ka nevojë për një tronditje të madhe për t’u rikthyer në rrjedhën e mirë historike dhe për të mos u bërë pjesë e ndyrësisë që komercializmi ka derdhur në qytetet tona pas viteve ‘90.
Burime
- Giakoumis, Georgios K. (1996). Monuments of Orthodoxy in Albania (në anglisht). Doukas School. fq. 148. ISBN 9789607203090.
The Beautiful harbour of Ayii Saranda... In this harbour stood the church of Saint Spyridon, which was demolished under Enver Hoxha. A temporary wooden hut-shrine was erected in its place in 1991. The locals have laid claim to the site in order to rebuild their church. This is not a straightforward matter, however, because the inhabitants of the town are no longer exclusively Christians. Under the settlement policy pursued by Hoxha, thousands of Muslims were transferred from the north of Albania in order to alter the ethnic composition of the region.
- Rajan Alliu