Xhavit Haliti
Xhavit Haliti | |
|---|---|
![]() Xhavit Haliti | |
| Lindi | |
| Shtetësia | Kosovar |
Xhavit Haliti lindi më 8 mars të vitit 1956 në Novo Sellë të Pejës, Kosovë, është politikan shqiptar, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Biografia
Ka qenë i burgosur politik, me ç'rast detyrohet të shpërngulet në Zvicër, ku caktohet një nga udhëheqësit e LPK (Lëvizjes Popullore të Kosovës). Në vitin 1993, së bashku me Ali Ahmetin dhe Azem Sylën, caktohet në Sektorin e Rëndësisë së Veçantë, organ i cili kishte kompetenca të bashkërendojë grupet e atëhershme guerile që vepronin në Kosovë. Pas bashkrendimit të grupeve, ky Sektor, themelon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe cakton Shtabin Qendror të UÇK-së (më pas Shtabin e Përgjithshëm). Kohë pas kohe Xhavit Haliti, udhëtonte nga Zvicrra në Shqipëri, ku mbante takime me udhëheqësit e grupeve guerile të UÇK-së, si dhe me zyrtarët e shtetit Shqiptar dhe diplomatë të huaj. Kishte kontakte direkte apo indirekte me të gjithë eprorët e UÇK-së, sidomos me korrdinatorin e UÇK-së në Kosovë, Nait Hasani. Xhavit Haliti dhe sektori që e udhëheqi u vlerësua shumë lartë dhe efikas në punën e tij. Gjatë tërë kohës, mbështeti dhe koordinoi furnizimin e rregulltë të njësive të para të UÇK-së, e pas daljes së saj publike, luajti rolin e diplomatit dhe mbrojti luftën e UÇK-së në bisedat e shumta me diplomatët e huaj, si dhe mbajti raportet me zyrtarët e shtetit shqiptar. Në Konferencën e Rambujes, u caktua anëtar i Delegacionit. Ishte halë në sy të pushtetit serb, dhe ndaj tij në Zvicërr u organizua një atentat, nga i cili shpëtoi pa pasoja, por pësuan disa familjarë të tij. Pasi nuk ia arritit qëllimit që ta vriste, Serbia, me tërë arsenalin e vet propagandues, hapi propaganda të ndryshme kundër tij, e kjo vazhdoi edhe pas çlirimit të Kosovës.
Arsimimi
- Fakulteti Filologjik, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe Tiranë dhe Prishtinë.
Veprimtaria
- Gjatë viteve 1987–1999 ishte anëtar i Kryesisë së LPK-së
- Në vitin 1993 ishte bashkthemelues i UÇK-së
- Gjatë viteve 1993-1999 ishte anëtar i SHP të UÇK-së
- Që nga viti 1999 është anëtar i Kryesisë së PDK-së
- Që nga viti 2001 është Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të tri legjislacionet.
- Që nga viti 2013 është kryetar i Degës së PDK-së në Pejë.
