Xheladin Gashi
Xheladin Gashi u lind më 25.05.1946 në Fshatin Komoran, nga prindërit Hysen Hasan Gashi fsh. Komoran dhe Mehreme Gega Gashi nga fsh.Novosellë ( Fshati i Ri )KK-Malishevë, Hyseni kishte katër djem dhe dy vajza ,mirëpolokomotiva e vëllezërve ishte Xheladini pasi ishte djali më i madhë i kësaj familje.
Prindërit e Xheladinit ishin të pa arsimuar, mirëpo tëedukuar në frymën e patriotizmit dhe atdhetarizmit. Edhe përkundër gjendjes ekonomike jo të mirë, babai i Xheladinit, Hyseni arriti që fëmijët e tij t’i shkollonte dhe t’i edukonte në të njëjtën frymë.
Xheladin Gashi shkollën fillore e kreu në vendlindje për tëvazhduar në shkollën Normale në Prishtinë, të cilën e përfundoi në vitin 1968. Shkollën e Lartë Pedagogjike drejtimi Kimi-Biologji e kreu në Shkup ndërsa studimet i përfundoi në vitin 1972-73.
Në vitin 1968 e filloj punën si mësimdhënës në Shkollën Fillore “Jeta e Re”në fsh. Komoran, e cila shkollë nga viti 2010 e mban emrin “Xheladin Gashi-Plaku”. Xheladini po ashtu punoi dhe veproi edhe në Shkollën Fillore “Bajram Curri “ në Fshatin Nekoc KK e Drenasit , së pari si mësimdhënës e më vonë gjatë viteve të 70-74 si Drejtor i kësaj shkolle.
Me 01.10.1974 kthehet përsëri në shkollën fillore “Jeta e Re “ në Komoran për të vazhduar si mësimdhënës në lëndën Biologji-Kimi.
Gjatë viteve 90-ta ka qen njëri ndër aktivistët më të shquar për kthimin e shqiptareve të shpërngulur nga trojet tona, me qëllim të kthimit të tyre sidomos nga Turqia ai pati qëndruar disa ditë në Turqi për të marrë informata në lidhje me tëshpërngulurit, pas kthimit nga Turqia falë angazhimit të tij tëpalodhshëm në takim me qytetaret e trevës tonë arriti që t’i bind qytetarët që në baza vullnetare të ndajnë troje për ata të cilët dëshirojnë të kthehen në vendlindjen e gjyshërve dhe stërgjyshërve të tyre.
Xheladin Gashin deri në vitet e 90-ta , e njohim si arsimtar patriot, pastaj aktivist i shquar në pajtimin e gjaqeve,organizator dhe pjesëmarrës i demonstratave partiotike rrevolucionare të vitit 1981 e tutje. Në çdo shkollë ku punoi, nxënësit më tepër e njihnin si “historian” se sa si biolog, sepse gjithmonë jetonte me tregime për heronjët e Drenicës, të Kosovës dhe mbarë Shqipërisë linguistike. Ai gjithnjë do t` i komentoj të gjitha demostratat si obligim për çdo shqiptar. Po në këtë kohë, patrioti, Xhaladin Gashi, do të shpërthej: “Tash jemi mbështet për muri” Tash duhet ta thot fjalën e vet fuqia e armës dhe e barotit, ai do të filloi të ëndrroj se si do të dukej ushtari shqiptarë në Malet e Berishës. Për ta realizuar këtë ënderr të tij ai me kohë e kishte përgatit familjen e tij për tu perballur me sfidat dhe rreziqet që do të ballafqoheshin ata me armikun serb.
Pasi që familja ishte e gatshme që në qdo formë qoftë edhe luftarake t’i përgjigjeshin armikut, ai si anëtar i hershëm i Lëvizjes, këtë ëndërr do ta realizojë bashkë me shokë shumë si: Azem Sylën, Xhavit Halitin, Nait Hasanin, Ali Ahmetin e pastaj me Adem e Hamzë Jasharin, me Zahir Pajazitin, Sokol Bashotën, Lahi Brahimajn, Mujë Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Musë e Sahit Jasharin, Haki Drenicën, Bislim Zogajn, Hajdin Ramën, Nezir Zogajn e shumë të tjerë.
Me 30.01.1997 Xheladin Gashi ndërpret mësimdhënien pasi ishte zbuluar nga UDB-a se ai merrej me aktivitete ushtarake ilegale të UCK-se çka e detyroi te kaloj ne ilegalitet të plotë.Të nesërmen pra me dt 01.02.1997 Nga një makineri e rëndëushtarake dhe policore të okupatorit Serb bastiset shtëpia e Xheladin Gashit me qëllim të arrestimit të tij dhe djalit , Ilirit.
Në agun e asaj dite milicia Jugosllave me forca të shumta dhe armatim nga më të rëndat rrethuan tër fshatinë në një perimetër të gjërë me theks të veqant shtëpinë e Xheladin Gashit për ta arrestuar atë. Pasi bastisen shtëpinë dhe nuk e gjeten Xheladinin,ata rrahën dhe malltretuanë brutalisht familjen e tij duke mos kursyer as bashkeshorten e tijShefkijen dhe fëmijët. Pas rrahjes dhe maltretimeve brutale ata arrestuan djalin e tij Ilirin. Ky maltretim iu be familjes sëKomandant ,, Plakut” për të frikësuar ata që të tregojnë vend ndodhjen e ,,Plakut”. Por kjo taktik okupatorit i shkoi huq, sepse nuk ishin ne dijeni se kjo familje patriotike ishin të vendosur deri në fund për idealin e UCK-se duke mos kursyer asgjë, Xheladinin nuk mundën ta arrestonin asnjëherë por, me Xheladinin Okupatori serb u pa vetëm përmes grykëssë pushkës ,gjë që u kurorezua me qlirimin e vendit.
Është me rendësi të theksohet se familja e Xheladinit ka qen strehë e grumbullimit të armatimit , shokëve te ilegales, shtëpi ku bëheshin plane për akcione te ndryshme mbi milicin e atëhershme. Xheladini përveç qe ishte vet i angazhuar ne këto organizime ilegale ai e kishte kyçur te gjithë familjen e tij duke mos kursyer as financiarishtbuxhetin familjar e as kënd nga familja për ta arritur qëllimin final pra Çlirimin e Vendit.
Deri ne shtator të vitit 1997 Xheladini ,, Komandant Plaku”si anëtar i shtabit qendror të UÇK-së qëndroi në Kosovë dukeorganizuar luftën çlirimtare në gjithë Kosovën.
Per disa muaj Plaku qëndroi edhe në Familjen e Adem Jasharit ne Prekaz , në Jabllanicë në familjen e Lahi Brahimit dhe në shumë vende tjera, duke organizuar bashkë me shokë akcione të ndryshme në tërë territorin e Kosovës.
Më vonë me vendim të Shtabit Qendror të UÇK-së , largohet nga Kosova për të shkuar me një detyrë tjetër të veçantë në Zvicër me qellim të senziblizimit të opinionit shqiptar për tu rreshtuar për krah UCK-së dhe për të mbledhur fonde monetare për ta ndihmuar Luftën çlirimtare.
Ne Zvicër falë angazhimit të tij të madhë u arrit që në një periudhe shumë të shkurtër disa mujore të mblidhen fonde tëkënaqshme për blerje të armatimit, municionit dhe pajisjeve ushtarake me qëllim të zgjerimit të luftës çlirimtare në Kosovë.
Pas të gjitha këtyre aktivitetve patriotike Xheladin Gashi me veprimtarin e tij u bë sinonim i luftës çlirimtare , organizator dhe themelues i UÇK-se , anëtar i shtabit Qendror të UÇK-sëi cili më vonë u angazhua në strukturimin dhe zgjerimin e UÇK-se anekënd Kosovës.
Me fillimin e luftës frontale në Kosovë, nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ai emërohet Komandant për furnizim me armatim në Zonën e Veriut të Shqipërisë. Ai ishte strumbullar i logjistikes së UÇK-se ,furnizues dhe shpërndarës kryesor i armatimit për UÇK-në.
Me fillimin e bombardimeve te NATO-s kunder shtetit Jugosllave-Serbis ,Xheladini ishte njëri nga pikat kyqe të oficerve te larte te NATO-s për t’i kordinuar sulmet ndaj caqeve serbe.
Gjithë ashtu në operacionin ,,Shigjeta” , Plaku së bashku me Gjeneral Kudusi Lame dhe oficer të tjerë si nga Shqiperia ashtu dhe nga Kosova ishin strumbullarët kryesor për planifikimin,furnizimin me armatim dhe drejtimin e këtijoperacioni kundër forcave serbe.
Pastaj në kordinim te plotë me eprorin Rrustem Berishën i cili ne ate kohe drejtonte nje pjes te trupave te UCK-se ne veri te Shqiperis u kordinuan forcat e perbashketa dhe u realizua beteja e Kosharës.
Menjëherë pas përfundimit te luftës ne Kosove ai u angazhua ne ndërtimin e Institucioneve te Shtetit te Kosovës , fillimisht ne Qeverinë e Përkohshëm te Kosovës ku ishte emëruar siZv. Ministër ne Ministrin e Rendit e me pas ne KK –Drenas ne postin e Zv. Kryetarit te Komunës dhe se fundi udhëheqës i Shoqatës “Miqtë e TMK-se Kjo është një biografi e shkurtëre Xheladin Gashit si atdhetarë e liridashës, njeri i fjalës dhe i besës, i përkushtuar me dekada ne arsim, nikoqir i ushtareve te lirisë ne kohen e ilegalitetit, humanist e patriot , aktivist ne pajtimin e gjaqeve,organizator dhe themelues i UÇK-se , luftëtar lirie , dhe njeri ndër më të përkushtuarit në krijimin einstitucioneve të shtetit të Kosovës.
Më 25 Maj 2010 shkolla fillore në Komoran ku ai punoi me dekada u nderua figura e tij patriotike duke e emëruar SHFMU me emrin e tij “Xheladin Gashi-Plaku “
Pas një sëmundje të shkurt dhe të rënd në moshën 59 vjeçare Xheladin Gashi -Plaku ndrroj jet me 21.03.2005 për të mos vdekur kurrë duke lënë pas vete Bashkëshorten Shefkijen, katër djem: Arsimi,Iliri, Dritoni dhe Kastriotin si dhe katërVajza: Afërditën,Lumen,Vlorën dhe Jehonën , nipa dhe mbesa.
Më 21 Mars 2013 nga Presidentja e Kosovës Znj.Atifete Jahjaga u nderua figura e tij patriotike duke e shpallur Hero të Kosovës