Xhemë Hasa
Xhemë Hasa | |
|---|---|
![]() Xhemë Hasa në mes me vëllezërit | |
| Lindi | Mars , 1908 |
| Vdiq | 6 Maj, 1945 (37 Vjeç) |
| Kombësia | Shqiptare |
| Emrat e tjerë | Xhemail Hasani |
| Profesioni | Komandant |
| Vite aktiviteti | 1941-1945 |
| Organizata | Balli Kombëtar |
Xhemë Hasa lindi në Simnicë në mars 1908, vdes më 6 maj të vitit 1945. Xhemë "Xhemo" Hasa-Gostivari, ishte një nacionalist shqiptar dhe bashkëpunëtor, në krye të aktiviteteve të Ballit Kombëtar në rajonet perëndimore të Maqedonisë Veriore, pjesë e Jugosllavisë pushtuar nga Italianët fashistë dhe Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Biografia
Xhema lindi në një familje të varfër fshatare, nuk pati mundësi të shkollohet, pasi u rrit, filloi të merret me bujqësi e në veçanti me blegtori. Familja Hasa gjithmonë ka qenë e vëzhguar nga pushteti sërb, ata gjithmonë kujtonin rezistencën shqiptare të shtatorit dhe trimërinë e familjes Hasa, në veçanti të gjyshit Esat Ali Hasa.

Në këto rrethana politike pushteti sërb mori masa të ashpra kundër fshatit Simnicë që njihej si qendër e rezistencës midis Gostivarit dhe fshatit Zajaz. Po ashtu edhe Familja Hasa e dinte se në çdo kohë pushteti sërb e ka sy të keq. Xhema pasi u rritë u martua dhe filloi të merret me punët e shtëpisë për të ushqyer familjen. Gostivari me rrethinë nuk ngeli vetëm me kaq, pushteti pansllavist e kishte shpallur si problem politik Gostivarin me rrethinë. Prandaj pushteti sërb disa herë ka bërë terror mbi këtë popullatë liridashëse Gostivari ka lindur trima e në veçanti dallohet fshati Simnicë. Në këtë fshat ka lindur edhe Xhemë Hasa në vitin 1908.
Shih edhe
Referimet
Arkivuar 14 korrik 2019 tek Wayback Machine Arkivuar 17 gusht 2016 tek Wayback Machine
